Lajme Zone
“Zvërneci, presim studimin mjedisor”, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin
PolitikëABC News Albania

“Zvërneci, presim studimin mjedisor”, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ka informuar atë për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec.

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ka informuar atë për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec.

Rama tha se së shpejti pritet studimi i thelluar mjedisor, ndërsa theksoi edhe hapat e ndërmarrë nga qeveria në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit me qytetarët përmes mjeteve teknologjike.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një pikë e palëvizshme e axhendës së qeverisë dhe se Shqipëria, sipas tij, ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit. “Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar interes, ku tanimë së shpejti studimin e thelluar mjedisor, ndërkohë duke informuar hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit të qeverisë me mjetet teknologjike. Do të hapim pasqyrën dhe të gjithë procesin që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumëdiskutuar.

Është një pikë e palëvizshme e axhendës sonë dhe e BE-së në tërësi dhe vendet kandidate në vijim, kemi konstatuar faktin që tanimë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet