Lajme Zone
KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal!

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, në një intervistë për “Top Channel”, ka zbuluar një pjesë të listës së auditimeve që janë aktualisht në proces. Në fokus janë Ministria e Energjisë dhe KESH-i, aksi Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtoria e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, HEC-et, mbështetja për bujqësinë dhe sistemet fotovoltaike.

Arben Shehu Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, thotë se institucioni po zhvillon një seri auditimesh në sektorë me peshë dhe se, aty ku konstatohen shkelje, çështjet i referohen Prokurorisë dhe SPAK-ut. Ai konfirmon edhe raste konkrete presioni ndaj audituesve... Kontrolli i Lartë i Shtetit po kryen një seri auditimesh në disa prej sektorëve dhe institucioneve më të rëndësishme të vendit, ndërsa për rastet ku konstatohen shkelje dosjet do t’i përcillen Prokurorisë dhe, në mënyrë të veçantë, SPAK-ut.

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, në një intervistë për “Top Channel”, ka zbuluar një pjesë të listës së auditimeve që janë aktualisht në proces. Në fokus janë Ministria e Energjisë dhe KESH-i, aksi Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtoria e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, HEC-et, mbështetja për bujqësinë dhe sistemet fotovoltaike.

Shehu përmendi edhe auditime të përfunduara, mes tyre kontratën e seteve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare. Sipas tij, puna e KLSH-së nuk përfn me konstatimet e auditimit, pasi rastet ku vlerësohet se ka shkelje u përcillen organeve të ndjekjes penale.

Në intervistë, kreu i KLSH-së konfirmoi gjithashtu se audituesit janë përballur me presione konkrete, pa dhënë në këtë fazë emra apo detaje për autorët dhe çështjet konkrete. Ai deklaroi se institucioni do t'u drejtohet organeve përkatëse dhe se presionet nuk do të ndikojnë në punën e KLSH-së.

Intervista

Arben Shehu, kryetar i KLSH: Jemi në proces verifikimi intensiv për asetet, duke iu referuar punës së Ministrisë së Energjisë dhe KESH, po auditojmë rrugën Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtorinë e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, njëkohësisht auditimi po vazhdon për auditimin e HEC-eve, për mbështetjen bujqësore, sistemet fotovoltaike, kryerjen e analizave të biopsisë, monitorimin e substancave të rrezikshme.

Më lejoni të citoj auditimin e përfunduar, si ai i kontratës së seteve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë, të Shërbimit të Kontrollit Mjekësor Bazë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare, që kanë një rëndësi të veçantë.

Në lidhje me bashkëpunimin institucional, puna jonë nuk përfn me auditimin, por për rastet që vlerësohet se ka shkelje, i jemi drejtuar Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK.

Dosjet që KLSH i referon në Prokurori mbeten konfidenciale gjatë fazës së hetimit, ndërsa Shehu foli edhe për situata presioni ndaj audituesve të institucionit.

Arben Shehu: Në drejtim të këtyre situatave jo normale do t’u drejtohemi institucioneve. Garantojmë se puna e institucionit nuk është cenuar nga çdo lloj presioni, të çdo forme.”

-E keni fjalën për presione konkrete?

Arben Shehu: Patjetër që për presione konkrete, por kjo nuk do të ndikojë në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.arben shehu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Shqipëria kërkon revolucion”/ Protestuesit lënë Kryeministrinë, nis marshimi në Tiranë 30 Shtator 2026, 20:0020:00Aktualitet “Erdhi të bëhet palë me hajdutët”, aktivisti kundër Von der Leyen: Turp që nuk na dëgjoi! 30 Shtator 2026, 19:5019:50Aktualitet Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Komisioneri Publik: Ndaloni publikimin, ka pasoja penale 30 Shtator 2026, 19:4019:40Aktualitet Aktivisti nga protesta: Në BE do të shkojmë vetëm me popullin shqiptar, jo me Gys Agasin 30 Shtator 2026, 19:3519:35Aktualitet 123 ditë protestë/ Pas largimit të Von der Leyen, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë 30 Shtator 2026, 19:2419:24Aktualitet Von der Leyen largohet nga Kryeministria, vijon agjendën drejt Presidencës 30 Shtator 2026, 18:5618:56Aktualitet