Edi Rama I pyetur për skandalin në SHISH, Edi Rama shmangu përgjegjësinë politike dhe e paraqiti çështjen si dëshmi të funksionimit të drejtësisë. Kryeministri kritikoi edhe nxjerrjen e materialeve të prokurorisë, duke thënë se përdoren për të “bërë çorbë opinionin publik”. Kryeministri Edi Rama vijon të mos marrë përgjegjësi politike për çështjet që përfshijnë zyrtarë të lartë të administratës së tij, duke ia lënë përgjegjësinë individuale sistemit të drejtësisë.
Të njëjtën linjë ndoqi edhe këtë të mërkurë, kur u pyet për rastin e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
I pyetur nëse çështja ishte diskutuar gjatë takimit me Von der Leyen, Rama nuk u ndal te përgjegjësia e qeverisë për rastin konkret, por e ktheu përgjigjen te argumenti që ka përdorur edhe për raste të tjera: fakti që zyrtarë apo ish-zyrtarë përballen me hetime është, sipas tij, dëshmi se sistemi po funksionon dhe se vendi po transformohet.
“Bëjini një pyetje vetes, pse BE, pse Komisioni Europian ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet dhe përpjekjet e përditshme dhe, ndër to, edhe provat e një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Rama. Von der Leyen mesazh Ramës: Shqipëria jo vetëm të miratojë reformat, por edhe t’i zbatojë!
30 Shtator, 18:34 Kryeministri këmbënguli se ajo që në debatin e brendshëm interpretohet si problem apo regres, sipas tij, shihet ndryshe nga institucionet europiane.
“Ajo që nga shumëkush shihet si regres, nga BE shihet si progres. Nuk është thjesht progres. Është transformim”, tha Rama.
Edhe për rastin konkret të Hysenit, Rama shmangu një vlerësim politik dhe kërkoi që përfundimet t’i lihen gjykatës.
“I duhet lënë gjykatës, nuk duhet lënë me letrat e prokurorisë që nxirren për të bërë çorbë opinionin publik”, deklaroi ai.
Po ashtu ai u pyet mbi përgjegjësinë politike, por Rama sërish ‘lau duart’. Sipas tij përgjegjësia është personale. “Kjo e përgjegjësisë politike është një avaz i përsëritur në mjedisin e diskutimit publik. Unë nuk pretendoj t’ju ndryshoj kuptimin që keni për përgjegjësinë politike. Për mua, përgjegjësia politike është një: që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha veprimeve që bien ndesh me ligjin të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit. Ne kemi qenë këtu kur ato që shohim sot as nuk mund të imagjinoheshin. Kjo ka ndodhur vetëm pasi ndërmorëm përpjekjen transformuese dhe bëmë reformën në drejtësi. Nëse pyetja juaj nënkupton se për përgjegjësitë individuale duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë them se atë sistem e kemi lënë pas. Nëse mendoni se, sapo bëhet një emërim, lind automatikisht përgjegjësia e atij që emëron për çdo gabim që mund të bëjë më vonë i emëruari, atëherë kjo është një mënyrë e të parit të gjërave që i përket komunizmit”, tha Rama.
Kryeministri pati dhe një mesazh edhe për ata që vijojnë 't’i hanë kumbulla pas shpine'. Ai ja u bëri të qartë se nuk do t’i mbrojë dhe nëse SPAK u shkon te dera do të duhet të japin llogari.
"Sot, në demokraci, ne kemi detyrë të përcaktojmë objektivat, të tregojmë çfarë duam të bëjmë me mbështetjen dhe fondet që mblidhen nga taksat dhe të japim llogari për mënyrën se si qeverisim. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor. Franca është një vend demokratik. Atje ministri i Drejtësisë u akuzua për pedofili, por nuk u largua nga detyra dhe presidenti nuk mori asnjë përgjegjësi politike. Në fund, procesi e nxori ministrin të pafajshëm dhe ai vazhdon të jetë në detyrë. Këto janë qasje që secili vend i ndjek sipas sistemit të vet. Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’u përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur”, tha Rama.
Me këtë përgjigje, Rama mbajti të njëjtën qasje që ka përdorur kur është përballur me pyetje mbi çështje penale që prekin njerëz të administratës: përgjegjësia, sipas tij, është individuale dhe duhet të përcaktohet nga drejtësia, ndërsa veprimin e institucioneve hetimore e paraqet si provë të funksionimit të reformës në drejtësi. rama shish 1 Komente V Visi 30 Shtator 2026, 19:07 Shporruuuuuuuuuu! Zhdukuni te gjithe hajdute te 35 viteve! Mallkuar qofshi dhe turpi ju mbulofte! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Javën e ardhshme rishikojmë politikën e zgjerimit të BE-së”, Von der Leyen: Do të ketë udhërrëfyes për Shqipërinë 30 Shtator 2026, 18:3418:34Politike Von der Leyen mesazh Ramës: Shqipëria jo vetëm të miratojë reformat, por edhe t’i zbatojë! 30 Shtator 2026, 18:3218:32Politike “Anëtarësimi do ta bëjë Shqipërinë më të fortë”, Von der Leyen: Reformat duhet të vijojnë! 30 Shtator 2026, 18:2618:26Politike “Po presim studimin mjedisor”, Rama: Kam informuar Von der Leyen për projektin e Zvërnecit 30 Shtator 2026, 18:2118:21Politike Integrimi në BE, Rama vendos afatin: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve 30 Shtator 2026, 18:2018:20Politike Takimi me Von der Leyen, Rama: Shqipëria e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së 30 Shtator 2026, 18:1218:12Politike

