Erion Veliaj Erion Veliaj ka firmosur ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa vijon të mbajë postin e kryetarit. Lëvizjet prekin drejtues të njësive administrative dhe agjencive të Bashkisë, në një kohë kur Këshilli Bashkiak është përfshirë në debat mbi mënyrën se si po drejtohet institucioni në mungesë të tij. Veliaj ka emëruar këshilltare të tij Julinda Dhamen Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga burgu disa ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndryshimet kanë prekur drejtues të disa njësive administrative. Piro Jani, drejtues i Njësisë Administrative nr. 5, dhe Florian Pullazi, drejtues i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra. Pullazin mbante postin si administrator të Njësisë nr. 2, që prej dhjetorit 2017. Trendelina Jaku, deri tani administratore e Njësisë Administrative nr. 1, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Jaku ishte emëruar administratore e Njësisë nr. 1 nga Veliaj në vitin 2015. Ndryshimet kanë prekur edhe Kasharin. Administratori Xhevahir Koçi është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij.
Lëvizjet vijnë një ditë pasi drejtimi i Bashkisë u kthye në objekt debati në Këshillin Bashkiak. Në mbledhjen e 29 shtatorit, këshilltarja e PD-së Ilda Zhulali kërkoi sqarime se kush po e drejton institucionin, ndërsa Eridian Salianji deklaroi se kryetar vazhdon të jetë personi i zgjedhur nga qytetarët. Para mbledhjes, Këshilli Bashkiak i kishte kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që Veliaj të merrte pjesë fizikisht ose përmes videokonferencës. Kërkesa argumentonte se pjesëmarrja e kryetarit lidhej edhe me çështjet e administrimit të Bashkisë. SPAK nuk e lejoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e 29 shtatorit. Ndryshimet e fundit tregojnë se Veliaj po vijon të ushtrojë kompetenca administrative përmes firmës së tij, ndërsa debati politik në Këshillin Bashkiak është përqendruar te funksionimi i institucionit gjatë mungesës së tij fizike. erion veliaj bashkia tirane ndryshime Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Këshilli i Sigurimit Kombëtar mblidhet sërish, emri i ri i SHISH në qendër të takimit 30 Shtator 2026, 10:5710:57Aktualitet U pyet për dosjen Agasi, Vilson Bala pas daljes nga SPAK: Kisha parandjenjë që do isha këtu 30 Shtator 2026, 10:4710:47Aktualitet Dosja e Agasit, shkon në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala 30 Shtator 2026, 10:0310:03Aktualitet Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri 30 Shtator 2026, 08:2708:27Aktualitet Skandali i SHISH, eksperti i sigurisë: Hallka më e dobët e teknologjisë në Shqipëri janë njerëzit 30 Shtator 2026, 08:0608:06Aktualitet Masakra serbe e 26 majit ‘99: Njësitë kriminale serbe plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes ‘Tusus’ 30 Shtator 2026, 07:3707:37Aktualitet

