Lajme Zone
Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama?
PolitikëPamfleti

Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama?

Burime nga BKH-ja i thanë “Pamfletit” se hetuesit po shqyrtojnë edhe një përpjekje për të vendosur drejtorin operacional të SHISH-it, Jurgen Kole, në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Jurgen Kole / Burimet përshkruajnë një plan për largimin e Florian Sulejmanit dhe emërimin e drejtorit operacional të SHISH-it në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore... Dyshimet për veprimtarinë e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit shkojnë përtej ndihmës që ajo provohet se i dha Ergys Agasit gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Burime nga BKH-ja i thanë “Pamfletit” se hetuesit po shqyrtojnë edhe një përpjekje për të vendosur drejtorin operacional të SHISH-it, Jurgen Kole, në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas këtyre burimeve, Hyseni dhe Agasi synonin të shtrinin ndikimin e tyre në institucionin që kontrollon veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit. Burimet e lidhin këtë përpjekje me largimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të AMP-së, Florian Sulejmani.

Burimet pretendojnë se Jurgen Kole, me mbështetjen e ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përgatiti një dosje kundër Sulejmanit për të nxitur largimin e tij. Sipas të njëjtit version, presioni vazhdoi edhe pasi pretendimet e dosjes nuk gjetën mbështetje në drejtësi.

Burimet thonë se më 9 korrik 2025, ditën e dorëheqjes së Sulejmanit, Hyseni dhe Agasi rekomanduan te kryeministri Edi Rama emërimin e Koles në krye të AMP-së. Ato pretendojnë gjithashtu se strukturat përgjegjëse për performancën dhe karrierën në SHISH, bashkë me Hysenin, e mbështetën kandidaturën me një vlerësim “Shkëlqyer”, ndërsa ministri Hoxha ia përcolli propozimin kryeministrit.

Kjo pjesë e rrëfimit ngre pyetje që institucionet mund t’i sqarojnë përmes dokumenteve: a e propozoi ministri Kolen, çfarë vlerësimi paraqiti SHISH-i dhe cilat verifikime kreu qeveria për kandidaturën?

Sipas burimeve, plani për emërimin nuk arriti të përfnte për shkak të kundërshtimit të partnerëve ndërkombëtarë. Ato përmendin konkretisht FBI-në dhe Europol-in, duke pretenduar se këto struktura kërkuan që Rama të mos e emëronte Kolen.

Burimet pretendojnë gjithashtu se SPAK-u njoftoi zyrën e kryeministrit dhe Ministrinë e Brendshme për një hetim ndaj Koles. Nëse dokumentet e konfirmojnë këtë njoftim, Rama dhe Hoxha duhet të shpjegojnë kur e morën, çfarë përmbante dhe si vepruan pas tij. Përgjegjësia e tyre kërkon sqarim pikërisht te informacioni që kishin në dispozicion dhe vendimet që morën.

Pjesë e të dhënave që burimet i kanë përcjellë “Pamfletit” janë edhe pretendimet për katër dosje në Prokurorinë e Durrësit, me dyshime për lidhje të Koles me grupe kriminale dhe interesa që veprojnë në Port.

Të njëjtat burime e lidhin Kolen edhe me dyshime për përgjime e kërcënime ndaj drejtuesve të mediave dhe presione ndaj bizneseve. Vetëm aktet e hetimit mund të përcaktojnë nëse individë brenda SHISH-it përdorën kapacitetet e institucionit për interesa private apo politike.

“Pamfleti” po ndjek edhe pretendime për origjinën dhe përdorimin e pajisjeve të përgjimit, përfshirë të dhëna për pajisje nga Kina dhe Serbia. Verifikimi duhet të sqarojë mënyrën e sigurimit të tyre, autorizimet dhe përdoruesit.

Në qendër të kësaj çështjeje qëndron një pyetje për qeverinë: a tentuan persona nën hetim të merrnin drejtimin e institucionit që mbikëqyr policinë? Rama mund dhe duhet të sqarojë çfarë kandidature mbërriti në zyrën e tij, kush e mbështeti dhe çfarë informacioni kishte për të. Dokumentet e emërimit dhe komunikimet institucionale do të ndihmonin të përcaktohej përgjegjësia e secilit./Pamfletijurgen kole edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokumenti/ Bashkia Krujë i jep 681 milionë lekë pa garë landfillit të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Tiranë 29 Shtator 2026, 17:1517:15Anti-Mafia Dosja gjysmake e Vlora Hysenit: A do të mbetet jashtë hetimit 'zari' i saj Jurgen Kole, me 253 denoncime e 42 hektarë toka 28 Shtator 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave 26 Shtator 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia Elton Beqiraj, 'lavatriçja' e Salvatore (Shpëtim) Aliut: 20 kompani për të pastruar paratë e kokainës, jashtë sekuestros së SPAK-ut 24 Shtator 2026, 12:2812:28Anti-Mafia