Lajme Zone
Von der Leyen mesazh Ramës: Shqipëria jo vetëm të miratojë reformat, por edhe t’i zbatojë!
PolitikëPamfleti

Von der Leyen mesazh Ramës: Shqipëria jo vetëm të miratojë reformat, por edhe t’i zbatojë!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka përcjellë një mesazh të qartë Ramës lidhur me reformat në kuadër të procesit të integrimit, duke theksuar se nuk mjafton vetëm miratimi i tyre, por nevojitet edhe zbatimi konkret.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit europian të mos mbeten vetëm në letër, por të zbatohen konkretisht. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka përcjellë një mesazh të qartë Ramës lidhur me reformat në kuadër të procesit të integrimit, duke theksuar se nuk mjafton vetëm miratimi i tyre, por nevojitet edhe zbatimi konkret.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas takimit në Kryeministri, von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, por theksoi se zbatimi i reformave duhet të shoqërohet me dialog me shoqërinë dhe përfshirjen e të gjitha palëve.

“Keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane në realitet. Shqipëria është ndër vendet kryesore në proces. Vij çdo vit për të matur ecurinë dhe që nga vjet Shqipëria ka bërë ecuri të mrekullueshme dhe është fantastike. Keni mbyllur 3 kapitujt e parë, përfshirë atë që është. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon Shqipëria është përshtatur 100% me politikën e jashtme të BE dhe do të thotë se e shohim botën me të njëjtin sy.

Dua të përçojmë qytetarëve shqiptarëve se anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Por duhet ta ruajmë në këtë fokus që keni (reformat). Miratimi i tyre është i rëndësishëm por e rëndësishme është gjithashtu që të zbatohen, kjo kërkon dialog të fortë me shoqërinë dhe angazhim i të gjithëve palëve”, tha Von der Leyen ndër të tjera.

Procesi i integrimit europian ishte në fokus të bisedimeve mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Ramës. Kryeministri deklaroi se negociatat kanë hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve, ndërsa theksoi se qeveria ka “vullnet të hekurt” për të çuar përpara procesin. Ai shtoi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve para fundit të këtij viti dhe të vijojë gjatë vitit të ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë konferencës ishte arrestimi i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. I pyetur për këtë skandal, kryeministri vijon të mos marrë përgjegjësi politike për çështjet që përfshijnë zyrtarë të lartë të administratës së tij, duke ia lënë përgjegjësinë individuale sistemit të drejtësisë.

Rama deklaroi se SPAK dhe gjykata duhet të bëjnë punën e tyre të pandikuara, ndërsa u shpreh se “ajo që iu bë SHISH-it është e paparë në historinë e botës”. Ndërsa, von der Leyen e cilësoi çështjen si një tregues se sistemi i drejtësisë po funksionon, duke vënë theksin te rëndësia e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se ka informuar Ursula von der Leyen, për ecurinë e projektit në Zvërnec, i cili ka shkaktuar protesta dhe debate gjatë muajve të fundit. Ai shtoi se, së shpejti pritet studimi i thelluar mjedisor për projektin, ndërsa premtoi se procesi dhe dokumentacioni do të bëhen publikë.

“Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar interes, ku tanimë së shpejti studimin e thelluar mjedisor. Do të hapim pasqyrën dhe të gjithë procesin që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumë diskutuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjithashtu për luftën kundër korrupsionit, ku sipas tij “nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin”. 1 Komente A Andi 30 Shtator 2026, 19:00 Reforma ne Drejtesi ka deshtuar aty fokusohuni e nderuar pa Drejtesi nuk mund te kete nje Shqiperi Evropiane pa Drejtesi kata hajdute kane bere e do bejne çudira Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Anëtarësimi do ta bëjë Shqipërinë më të fortë”, Von der Leyen: Reformat duhet të vijojnë! 30 Shtator 2026, 18:2618:26Politike “Po presim studimin mjedisor”, Rama: Kam informuar Von der Leyen për projektin e Zvërnecit 30 Shtator 2026, 18:2118:21Politike Integrimi në BE, Rama vendos afatin: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve 30 Shtator 2026, 18:2018:20Politike Takimi me Von der Leyen, Rama: Shqipëria e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së 30 Shtator 2026, 18:1218:12Politike Ursula von der Leyen mbërrin në Kryeministri, pritet me nderime nga Rama 30 Shtator 2026, 17:0017:00Politike DASH “nxin” sërish Ramën: Investitorët e huaj po zhvaten, korrupsioni dhe paratë e drogës dëmtojnë klimën e biznesit 30 Shtator 2026, 16:4516:45Politike