Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Fillimisht, flakët janë shfaqur në barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe po afrohen drejt banesave. LEXO edhe...Krujë, zjarri riaktivizohet nga era, banorët dalin në ndihmë të zjarrfikësve (VIDEO) Në operacion janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa banorët kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri rreziku për banesat mbetet i lartë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë, në Krastë të Krujës është shfaqur një vatër e re zjarri në anën veriore të malit. Helikopteri i Forcave të Armatosura është rikthyer në operacion, pasi në këtë zonë ndodhen depot e eksplozivit nga ku furnizohen guroret. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e flakëve pranë depove. Kjo është vatra e dytë e zjarrit në Krastë, ndërsa prej disa orësh vijon puna për shuarjen e vatrës tjetër, ku janë angazhuar rreth 50 efektivë të FA. Ndërkohë, vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe në Vilëz të Kurbinit, në Cikallesh të Kavajës dhe në Panahor të Mallakastrës. Ora 16:46 Krujë, zjarri riaktivizohet nga era, banorët dalin në ndihmë të zjarrfikësve (VIDEO) Një vatër zjarri është riaktivizuar pasditen e sotme në lagjen Abaze të qytetit të Krujës, në vendin e quajtur “Kroi i Madh”.Paraprakisht dyshohet se flakët janë riaktivizuar nga era, e cila mund të ketë ndezur një trung që nuk ishte shuar plotësisht.Në zonë kanë ndërhyrë banorët me mjete rrethanore, së bashku me forcat zjarrfikëse, pasi terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.Ndërkohë, vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit në Krastë, në afërsi të depove të eksplozivit. Helikopteri zjarrfikës po vijon punën ndërkohë që situata përshkruhet shumë e vështirë për tu mbajtur nën kontroll nga toka. Share Ora 16:30 Zjarri i madh në Klos, flakët përhapen pranë banesave, banorët kërkojnë më shumë forca zjarrfikëse në terren Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos.Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës.Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit. Share Ora 15:43 Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyn edhe helikopteri! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat. Share Ora 11:42 Mallakastër/ Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drenie dhe Vlosh (VIDEO) Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drenies, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drenies dhe Vloshtit.Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit. Share Ora 11:37 Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! Pamjet nga ajri tregojnë zonën e djegur (VIDEO) Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes.Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë.Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat."50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje. Share Ora 08:02 Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 Durres Klos Diber kraste Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1335 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
