Mbi 1 milion njerëz janë evakuuar në Kinën lindore pasi tajfuni Dolphin goditi zonën me erëra që arritën deri në 150 kilometra në orë, duke rëzuar pemë, shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të shumta energjie dhe transporti. Stuhia preku fillimisht qytetin Yuhuan në provincën Zhejiang të dielën pasdite, ndërsa rreth një orë më vonë goditi edhe Wenzhou. Edhe pse tashmë është dobësuar dhe është klasifikuar si stuhi tropikale, autoritetet kineze paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë, me reshje ekstreme, përmbytje dhe rrëshqitje dherash të paktën deri të mërkurën. LEXO edhe...Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën 'pushtetin' e ujit, 1 milion të evakuuar (VIDEO) Vetëm në Shangai janë anuluar rreth 1 mijë fluturime. Në Wenzhou janë zhvendosur rreth 900 mijë banorë në mbi 1 mijë qendra strehimi, ndërsa në Taizhou kanë lënë shtëpitë edhe 390 mijë persona. Në disa zona të Zhejiang priten nga 250 deri në 500 milimetra reshje gjatë ditëve në vijim. Deri tani autoritetet kineze nuk kanë raportuar viktima, por një djalë 9-vjeçar në Wenling rezulton i zhdukur pasi u mor nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve. Para se të mbërrinte në Kinë, Dolphin goditi edhe vende të tjera të Azisë. Në Filipine humbën jetën tetë persona nga shirat e lidhur me stuhinë, ndërsa më shumë se 7 mijë njerëz u strehuan në qendra evakuimi. Në Okinawa të Japonisë u plagosën pesë të moshuar. Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Dolphin përshkoi rreth 6 mijë kilometra para se të arrinte në Kinë, një trajektore shumë më e gjatë se ajo e një tajfuni mesatar. Ndërkohë, policia kineze arrestoi dy persona të akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me stuhinë. Sipas autoriteteve, një 60-vjeçar krijoi me inteligjencë artificiale një video të rreme që tregonte një person duke rënë nga një ndërtesë në Shangai, ndërsa një 32-vjeçar manipuloi pamjet e stuhisë për t'i bërë ato të dukeshin më dramatike përpara se t'i publikonte në rrjetet sociale. U.D/ReportTv.al Kine Shangai Tajfun Tajfuni Dolphin Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.1% Jo 46.2% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

