Lajme Zone
Forcat e Armatosura bëjnë bilancin e 6-mujorit, progres në operacione, rekrutim dhe bashkëpunim me NATO-n
PolitikëReport TV

Forcat e Armatosura bëjnë bilancin e 6-mujorit, progres në operacione, rekrutim dhe bashkëpunim me NATO-n

Në analizën e punës u vlerësuan rezultatet e gjashtëmujorit të parë dhe u përcaktuan prioritetet për periudhën në vijim.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë analizuan punën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke vlerësuar realizimin e objektivave kryesore dhe duke përcaktuar prioritetet për periudhën në vijim. Analiza u zhvillua në prani të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe komandantëve e drejtuesve të strukturave të FA-së. LEXO edhe...Zjarret në vend, Nufi falënderon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin, guximin dhe sakrificën Sipas analizës, krahas ruajtjes së sigurisë dhe gatishmërisë operacionale, është shënuar progres në rekrutim, stërvitje, operacione, modernizim, infrastrukturë dhe administrimin e burimeve. Po ashtu, u vlerësua se riorganizimi i strukturave ka përmirësuar efektivitetin e komandimit dhe përdorimin e burimeve, ndërsa bashkëpunimi me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët rajonalë ka forcuar përgatitjen dhe ndërveprueshmërinë e Forcave të Armatosura. Një tjetër fokus ishte modernizimi i kapaciteteve ushtarake përmes pajisjes me sisteme të reja dhe zhvillimit të projekteve strategjike. Si prioritet për muajt në vijim u përcaktua integrimi i plotë operacional i këtyre kapaciteteve, përmes përgatitjes së personelit, stërvitjes dhe zhvillimit të infrastrukturës, me synim rritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e kontributit të Shqipërisë në mbrojtjen kolektive. U.D/ReportTv.al Ermal Nufi Forcat e Armatosura Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.1% Jo 46.2% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?