Lajme Zone
Kur Moska thërret, Pheniani përgjigjet
PolitikëPamfleti

Kur Moska thërret, Pheniani përgjigjet

Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë deri në 50 mijë trupa në Rusi për të mbështetur përpjekjet luftarake të Moskës. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me rreth 30 mijë trupat koreano-veriore për të cilat u raportua në korrik. Pheniani i ka furnizuar tashmë Rusisë mijëra ushtarë, miliona predha artilerie dhe sisteme raketore, përfshirë raketa balistike, mbetje të të cilave janë gjetur edhe në territorin ukrainas. Për më tepër, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, një njësi koreano-veriore, e pajisur me personel dhe mjete për përdorimin e raketave balistike, ka nisur tashmë dislokimin në pjesën perëndimore të Rusisë.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, një njësi koreano-veriore, e pajisur me personel dhe mjete për përdorimin e raketave balistike, ka nisur tashmë dislokimin në pjesën perëndimore të Rusisë... Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë deri në 50 mijë trupa në Rusi për të mbështetur përpjekjet luftarake të Moskës. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me rreth 30 mijë trupat koreano-veriore për të cilat u raportua në korrik. Pheniani i ka furnizuar tashmë Rusisë mijëra ushtarë, miliona predha artilerie dhe sisteme raketore, përfshirë raketa balistike, mbetje të të cilave janë gjetur edhe në territorin ukrainas. Për më tepër, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, një njësi koreano-veriore, e pajisur me personel dhe mjete për përdorimin e raketave balistike, ka nisur tashmë dislokimin në pjesën perëndimore të Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se thellimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Moskës dhe Phenianit do t'i mundësojë Koresë së Veriut të fitojë përvojë të drejtpërdrejtë në luftën moderne dhe qasje në teknologji të reja ushtarake. “Është absolutisht e qartë se Koreja e Veriut do të vazhdojë të zgjerojë përvojën e saj në luftën moderne, duke marrë licenca nga Rusia dhe pajisje të ndryshme ushtarake”, tha Zelensky. Në këtë kuadër, Kievi i ka bërë thirrje Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore, ku vendi përballet me mungesa të konsiderueshme të sistemeve të afta për të interceptuar raketat balistike ruse.

Nevoja për forcimin e mbrojtjes ajrore është bërë edhe më urgjente pas sulmeve të fundit ruse. Sipas “Kyiv Independent”, një sulm gjatë natës së 8 gushtit vrau katër persona në rajonin e Kievit, mes tyre një fëmijë trevjeçar, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Zelensky akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se synon të vazhdojë luftën duke u mbështetur te raketat balistike dhe dronët. Presidenti ukrainas u bëri sërish thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa Moska po shton presionin ndaj qyteteve ukrainase.

Në të njëjtën kohë, Kievi po kërkon të rrisë aftësinë e tij për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus. Zelensky konfirmoi se raketat e para balistike të prodhuara në Ukrainë mund të jenë gati për përdorim brenda dy deri në tre muajve. Programi po zhvillohet nga kompania “Fire Point”, e cila po certifikon raketën FP-7 dhe po punon gjithashtu për një model më të madh, FP-9. Sipas kompanisë, FP-9 mund të jetë gati deri në fund të vjeshtës dhe pritet të ketë një rreze veprimi që do t'i mundësonte të arrinte deri në Moskë.

Zhvillime të reja po shënohen edhe në furnizimin e Ukrainës me armë perëndimore. Sipas dokumenteve të Kongresit amerikan, të cituara nga “Kyiv Independent”, Ukraina pritet të blejë nga Turqia 70 raketa amerikane ATACMS, së bashku me 12 sisteme raketore M270, 47 mijë predha artilerie dhe më shumë se 2 mijë municione thërrmuese. Transferimi duhet ende të përfjë procedurat e nevojshme të autorizimit nga Shtetet e Bashkuara.

Zhvillimet e fundit tregojnë se lufta po lidhet gjithnjë e më shumë me aftësinë e të dyja palëve për të prodhuar dhe siguruar armë me rreze të gjatë veprimi. Rusia mund të mbështetet te bashkëpunimi ushtarak në rritje me Korenë e Veriut, ndërsa Ukraina po përpiqet të kompensojë mangësitë në sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, duke zhvilluar raketat e veta dhe duke kërkuar kanale të reja për sigurimin e armatimeve perëndimore. Ndërkohë, Zelensky vijon të këmbëngulë se mbështetja ushtarake e aleatëve do të jetë thelbësore për të penguar Moskën që të përdorë raketat dhe dronët për të shtuar presionin ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase./Përshtati "Pamfleti" nga "Linkiesta" moska peniani Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pakistani i shpjegon Iranit paktin e ri të mbrojtjes me Arabinë Saudite dhe Turqinë 10 Gusht 2026, 17:1317:13Rajoni dhe Bota Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, 20 viktima dhe qindra njerëz të bllokuar nën rrënoja ! (Video) 10 Gusht 2026, 16:4816:48Rajoni dhe Bota Irani ka një kusht për hapjen e Hormuzit: SHBA të heqë bllokadën ndaj porteve 10 Gusht 2026, 16:4216:42Rajoni dhe Bota Trump në pazar me Teheranin; Irani nxjerr “asin” nën mëngë, Izraeli i thotë “Jo” planit amerikan për Gazën 10 Gusht 2026, 16:3516:35Rajoni dhe Bota Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, arrestohet miku i tij biznesmen; detaji që e fsi 10 Gusht 2026, 16:2016:20Rajoni dhe Bota Kriza energjetike, fati i Europës në duart e Gjermanisë 10 Gusht 2026, 15:3615:36Rajoni dhe Bota