Mbahet sot protesta e 72-të kundër qeverisë. Protestuesit, ashtu si në netët e mëparshme, u mblodhën fillimisht në sheshin “skënderbej” dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Para Kryeministrisë disa nga protestuesit kanë nisur me fjalimet e tyre, ku kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në pankartat që protestuesit mbajnë në duar nuk mungojnë as mesazhet kundër të gjithë klasës politike në vend. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

