Një incident i pazakontë ndodhi paraditen e së hënës në aeroportin e Linate-s në Milano, ku një makinë shërbimi u përplas me një avion privat që po lëvizte drejt pistës së ngritjes. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga Corriere della Sera, tregojnë se avioni privat, një Hawker Beechcraft 400A, po lëvizte sipas autorizimit të kullës së kontrollit. Në atë moment, një makinë e bardhë tip Panda hyn në trajektoren e avionit nga e majta dhe vazhdon lëvizjen pa dhënë asnjë shenjë frenimi, derisa përplaset me pjesën e përparme të avionit. LEXO edhe...Arrestohet biznesmeni italian, akuzohet se porositi atentatin me eksploziv ndaj gazetarit të njohur Sigfrido Ranucci Sipas vlerësimeve të para, drejtuesi i mjetit nuk mund të mos e kishte parë avionin që po afrohej. Për këtë arsye, një nga pistat që po hetohet është mundësia që ai të ketë pësuar një problem shëndetësor në timon. Përplasja bllokoi aktivitetin në aeroport për rreth 40 minuta, kohë gjatë së cilës në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe u kryen verifikimet e para për të sqaruar dinamikën e incidentit. Si pasojë e bllokimit, dy fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Një avion Airbus A220 i kompanisë ITA Airways u ul në Bergamo, ndërsa një Airbus A321neo i KLM u devijua drejt aeroportit të Milano Malpensës. Ndërkohë, sindikata italiane Fast Confsal tha se ngjarja nuk duhet parë si një rast i izoluar. Sipas saj, ditët e fundit është regjistruar edhe një incident tjetër mes një mjeti tokësor dhe një avioni në aeroportin e Napolit, ndërsa menaxhimi i lëvizjes së mjeteve në pistat e aeroporteve është bërë gjithnjë e më kompleks për shkak të rritjes së trafikut ajror. Sindikata argumenton se muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i mjeteve që operojnë në pistë, ndërsa ritmet e punës janë bërë më intensive dhe në disa sektorë mungon personeli i nevojshëm. Po ashtu, sipas saj, procedurat operative nuk janë përshtatur me rritjen e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me temperaturat e larta të javëve të fundit. Fast Confsal pretendon se një pjesë e mjeteve të shërbimit nuk kanë sisteme funksionale të ajrit të kondicionuar ose paraqesin probleme të tjera teknike, çka, sipas sindikatës, ndikon në përqendrimin e punonjësve dhe rrit rrezikun për incidente gjatë operacioneve në aeroport./CorrieredellaSera U.D/E.H/ReportTv.al avion milano itali Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 46% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1453 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
