Lajme Zone
Ylli Pata: Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Ylli Pata argumenton se protesta e quajtur "Flamingo Revolution" nuk u kthye kurrë në një kauzë të vërtetë kombëtare, pasi vetë protestuesit dhe opozita, sipas tij, e trajtuan çështjen e Zvërnecit vetëm si shkëndijën e revoltës dhe jo si kauzën kryesore.

Një nga protestuesit më të zëshëm të Flamingo Revolution të Tiranës, stoik në aktivitetin e tij në shesh, aktiv në rrjete sociale dhe goxha edhe në media prej vitesh, dje e pati mllefin e tij me Volodomir Zelenskin, presidentin e Ukrainës, që tha se nuk e njeh Kosovën, gjatë vizitës së tij në Beograd. Kjo ngjarje, në realitet ishte një fenomen i metamorfozës së revolucionit shqiptar të flamingove, i cili ishte një zhvillim që trazoi jo vetëm Shqipërinë, politikën, shoqërinë e saj, por edhe opinionin mediatik botëror. LEXO edhe...Protestuesit 72 ditë në shesh, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Një ngjarje, një zhvillim që do ta donte çdo shoqëri, do ta donte çdo grupim politik, për ta përdorur si një trampolinë politike, e ta kthente në kauzë kombëtare. Por në të vërtetë, kauza bazike e kësaj turbulence që e bëri Shqipërinë në krye të lajmeve botërore u hodh poshtë si e pavlerë nga të gjithë protestuesit vendor kundër Edi Ramës. Të cilët, që në ditët e para e zgërlaqën Zvërnecin, duke thënë se ajo ishte vetëm shkrepsja që ndezi revolucionin. E thënë në kulmin e sezonit të zjarreve duket si një “cassus ignis”, pasi kështu kanë nisur shumica e zjarreve që kanë shkrimbuar pyje apo zona të tëra. Madje jo vetëm në Shqipëri. Fakt është që teza bazike e Flamingo Revolution, e cila shërbeu si një skenë globale të një beteje globale me set xhirim “Dëshmorët e Kombit” ishte një patate e nxehtë për aktorët shqiptarë të këtij revolucioni. Të cilët nuk e kapitalizuan thuajse asnjë ditë, por e kthyen protestën në një adresë apo në shumë adresa të njohura edhe të reja për të kontestuar qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës. Ndërtimi i një kompleksi të madh turistik në Zvërnec, mund të bëhej apo të bëhet krejt normal një ëështje e debatit kombëtar, madje në radhë të parë nga politika. E cila ka mekanizmat e saj, që nga Parlamenti, këshillat bashkiakë, apo edhe ushtrinë e militantëve të saj për ta përforcuar zërin publik të një kauze. Ngritja e të cilës, në një shtrat debati, diskutimi, apo edhe llogaridhënie është një zhvillim politik normal. Këtë debat, pra kauzën e Flamingo Revolution, pjesa shqiptare e protestës e refuzoi, e hodhi poshtë, duke e quajtur si një shkrepse. A thua se CNN, Reuters e të gjithë mediat e mëdha liberale botërore ishin si ai plaku 73 vjeçar në malin e Sari Salltikut, i cili nxori një kunj nga kutia e vjetër e shprepses, e fërkoi mbi anën abrasive fosforeshente dhe i vuri flakën ca barërave të këqia, me shpres se do të pastronte kopshtin nga Grami. Por për pak sa nuk dogji Krujën, qytetin mitik të shqiptarëve. Jemi realisht në një situatë, që mund të quhet edhe kulmi i demelllëkut; kur të vjen peshku në grep, e pret ta zënë të tjerët. Natyrisht parë në aspektin sipërfaqësor, pasi politikisht, të marrësh në dorë të udhëheqësh një luftë globale, është rrezik. Megjithatë, nuk është hera e parë kur Shqipëria apo tokat e saj janë bërë terren i luftrave të mëdha botërore. Ku nga më epiket është beteja e Luftës Civile të Romës, ku Çezari u përplas me Pompeun e Madh në territoret tona. Sipas të gjitha gjasave ata luftën e kanë bërë me njerëz lokalë që i kanë ndihmuar, orientuar, ushqyer e furnizuar. Të cilët e dinin se çfarë rreziku marrin përsipër, por morën një vendim. Gjasat janë që përkrahësit e Pompeut u masakruan masivisht, e miqtë e Ëezarit fituan së paku deri në vrasjen e tij, për tu persekutuar pas nga Bruti e Casiusi që erdhën këndej për tu fshehur nga Oktaviani e Mark Antoni. E sërish për të përfituar pas betejës së Filipit. Por aktorët tanë politikë, nuk janë luftëtarë të kohës antike, e as krerë tribush, të gatshëm për plaçkë e fitore. Janë politikanë lokalë, që në vend të ushtave e mburojave kanë smartfonë, e në vend të fushëbetejave kanë reel-sa. Epopeja e Flamingove, është një ngjarje komplekse ku më shumë demonstroi shoqëria shqiptare e pakënaqur natyrisht, por kryesisht grupime të lidhura me axhenda të përcktuara veëanërisht. Që nga Amerika e largët, e deri tek Lindja e Mesme, sipër Gjirit të Hormuzit. Ku si apostrof e “Shqipërisë së Re” shikonim sië pamë më shumë inatçinj me Zelenskin e Ukrainës apo me Netanyahun e Izraelit sesa me qeverinë e Shqipërisë e Edi Ramën I cili, në thelb të revolucionit të flamingove u akuzua si i lidhur me SHBA dhe Izraelin. Kjo është realisht kauza e protestës. E cila nuk u kthye në një debat, por u shmang, duke u konsideruar si shkrepse e një pakënaqësie të mbledhur për shkaqe të tjera. Mbi këtë tezë mund të ketë shumë variacione mbi temën, por gjasat janë se askush nuk pranoi ta përqafonte kauzën e Flamingove. Madje kemi rastin e Sali Berishës që në fillim e refuzoi, por e përqafoi vetëm si shkrepse. Po mund të jetë Flamingo një shkrepse?! U.D/ReportTv.al flamingo Revolucioni i flamingove zvernec edi rama resorti ne zvernec Volodymyr Zelensky sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 45.9% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1501 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?