Në kulmin e sezonit turistik, kur Tirana pret mijëra vizitorë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po garanton shërbim 24 orë në ditë për qytetarët dhe turistët. Këtë e theksoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik për Tiranën, Taulant Balla, gjatë një vizite në UKT, ku u prit nga drejtori Flauers Shoshi dhe u njoh me organizimin e punës së strukturave operative. LEXO edhe...Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO) Sipas drejtuesit të UKT-së, shërbimi operativ funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke mundësuar marrjen dhe trajtimin në kohë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve. Balla vlerësoi punën e stafit të UKT-së, veçanërisht në një periudhë me ngarkesë më të madhe për shkak të sezonit turistik dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo problematikë lidhur me furnizimin me ujë apo shërbimet e UKT-së të përdorin kanalet zyrtare të komunikimit, me qëllim që ekipet operative të marrin dijeni dhe të ndërhyjnë sa më shpejt. “Në një Tiranë që gjatë gushtit pret mijëra vizitorë, shërbimi 24 orë dhe reagimi në kohë janë të domosdoshëm për garantimin e një shërbimi cilësor për qytetarët dhe turistët”, u shpreh Balla. U.D/E.H/ReportTv.al Tirane ukt Flauers Shoshi taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.1% Jo 46.2% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
