Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dimal/ Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak: 18 nga 21 anëtarët votojnë kundër shkrirjes me Bashkinë e Beratit


Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ka qenë propozimi i PS për hartën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Në nisje të mbledhjes është lexuar relacioni i propozuar për shkrirjen e Bashkisë Dimal. Sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak, argumentet e paraqitura në relacion lidhen me

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ka qenë propozimi i PS për hartën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Në nisje të mbledhjes është lexuar relacioni i propozuar për shkrirjen e Bashkisë Dimal. Sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak, argumentet e paraqitura në relacion lidhen me lidhjen historike të hershme mes zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e Spitalit Rajonal në Berat. LEXO edhe...Reforma Territoriale, Blushi kundër shkrirjes së 15 bashkive: Vendimin ta marrin qytetarët me referendum! Këshilltarët e Bashkisë Dimal i kanë kundërshtuar këto argumente, duke deklaruar se ato nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve. Sipas tyre, gjatë 10 viteve të fundit, Bashkia Dimal ka realizuar mesatarisht rreth 38% të investimeve me buxhetin e vet aktiv, duke u renditur e pesta në rang vendi. Ndërsa, sipas këshilltarëve, Bashkia Berat e ka pasur këtë tregues në një mesatare prej rreth 7%. Këshilltarët kanë argumentuar gjithashtu se bashkimi me Bashkinë Berat nuk do të sjellë rritje të kapaciteteve investuese për Dimalin. Përkundrazi, sipas tyre, shkrirja mund të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, veçanërisht tek fermerët, të cilët prej vitesh eksportojnë prodhimet bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në përfundimin se relacioni nuk argumenton, sipas tyre, me fakte dhe studime fizibiliteti avantazhet e shkrirjes së Bashkisë Dimal. Këshilltarët i janë referuar edhe nenit 89, duke argumentuar se, në këto kushte, propozimi për shkrirjen e bashkisë është i pavlefshëm. Në përfundim të mbledhjes, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë votuar “Pro” pavlefshmërisë së relacionit të propozuar për shkrirjen e bashkisë, si dhe “Pro” mos-shkrirjes së Bashkisë Dimal dhe vijimit të saj si njësi vendore më vete. R.Xh/E.H/ReportTv.al dimal Berat keshilli bashkiak reforma territoriale harta teritoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.1% Jo 46.2% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?