Sokrat Vata para Gjykatës Vata kërkoi ndjesë ndaj familjes së viktimës dhe deklaroi se ishte penduar për ngjarjen. Më pas ai dha para gjykatës versionin e tij për mënyrën se si nisi dhe u zhvillua konflikti. Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar për ngjarjen e rëndë në lokalin “Principotes” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati gati 10 orë.
Prokuroria kishte kërkuar masën “arrest në burg” për të 11 personat, por gjykata nuk e pranoi plotësisht kërkesën e organit të akuzës. Gjykata vendosi “arrest në burg” për Sokrat Vatën, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu. Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin u caktua masa “arrest në burg” me afat 45 ditë.
Për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon gjykata caktoi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Në qendër të seancës ishte edhe dëshmia e Sokrat Vatës, të cilin autoritetet e dyshojnë si autor të goditjes fatale ndaj turistit portugez.
Vata kërkoi ndjesë ndaj familjes së viktimës dhe deklaroi se ishte penduar për ngjarjen. Më pas ai dha para gjykatës versionin e tij për mënyrën se si nisi dhe u zhvillua konflikti.
Një element që Vata ka kundërshtuar përmes dëshmisë së tij lidhet me origjinën e thikës. Ai pretendoi para gjykatës se arma e ftohtë nuk ishte e tij, por se ia kishte marrë gjatë përleshjes njërit prej turistëve të huaj.
Po sipas versionit të tij, goditja ka ndodhur pasi ishte rrëzuar dhe po përpiqej të mbrohej nga personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Vata deklaroi se nuk kujton momentin konkret kur ka goditur viktimën.
Deklarata e plotë e Sokrat Vatës: “U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal, ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, ata nuk u bindën, filluan të na shanin. Ju afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin. Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë, e kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull, aty jam rrëzuar. Ata kanë tentuar të më godasin sërish, instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha nën shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar.”
Gjykata nuk e liroi Sokrat Vatën pas kësaj dëshmie. Ajo caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”, ndërsa hetimi do të duhet të përcaktojë dinamikën e plotë të konfliktit. Për 11 të arrestuarit, prokuroria kishte kërkuar burg, por gjykata diferencoi masat duke lënë disa prej tyre në qeli, dy me afat 45-ditor dhe pesë të tjerë me detyrim paraqitjeje.vrasja e portugezit te “principotes” sokrat vata Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kokainë dhe municione/ Policia 'blindon' Korçën, kontrolle në disa banesa; një i arrestuar 21 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, kush është shqiptari që tentoi të vriste gruan në Itali! 21 Gusht 2026, 20:2420:24Kronike Krim pasioni/ Vrau me thikë Marko Beqirajn, merret i pandehur Tejlor Tivari! 21 Gusht 2026, 17:1217:12Kronike Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit” në Fier, përplasen makina dhe furgoni me pasagjerë; lëndohen dy persona! 21 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike Plagosja e Vladimir Ruçit në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: Më ofendoi në prani të familjarëve 21 Gusht 2026, 15:2915:29Kronike Ishte me leje, i dënuari arratiset nga burgu i Reçit 21 Gusht 2026, 14:0214:02Kronike

