Foto ilustruese Operacion antidrogë në Korçë, deri tani policia ka arrestuar një person Një operacion antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Korçë, ku janë kryer kontrolle në disa banesa dhe automjete. Aksioni drejtohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhesipas informacioneve të deritanishme, synon persona të dyshuar për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Raportohet për një person të arrestuar. Gjatë veprimeve ndaj tij, efektivët kanë kontrolluar automjetin që përdorte dhe më pas banesën. Në këto kontrolle policia ka gjetur disa doza kokainë.
Krahas drogës, policia ka sekuestruar edhe një shumë parash, armë të ftohta dhe fishekë. Nuk është bërë publik as identiteti i personit të arrestuar.
Këto të dhëna pritet të saktësohen pas përfundimit të operacionit dhe njoftimit zyrtar të policisë.
Policia po ushtron kontrolle në disa banesa të tjera në Korçë, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe te persona të tjerë që dyshohet se mund të jenë përfshirë në të njëjtën veprimtari.
Priten informacione të detajuara në përfundim të operacionit.operacion antidrogë policia korce arrestim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, kush është shqiptari që tentoi të vriste gruan në Itali! 21 Gusht 2026, 20:2420:24Kronike Krim pasioni/ Vrau me thikë Marko Beqirajn, merret i pandehur Tejlor Tivari! 21 Gusht 2026, 17:1217:12Kronike Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit” në Fier, përplasen makina dhe furgoni me pasagjerë; lëndohen dy persona! 21 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike Plagosja e Vladimir Ruçit në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: Më ofendoi në prani të familjarëve 21 Gusht 2026, 15:2915:29Kronike Ishte me leje, i dënuari arratiset nga burgu i Reçit 21 Gusht 2026, 14:0214:02Kronike Humbi jetën në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane thotë se nuk ishte në dijeni të martesës me Kleo Vrionin 21 Gusht 2026, 11:2211:22Kronike

