Lajme Zone
Armë nga Turqia dhe sulme terroriste: Skenari kundër protestuesve në Shqipëri?
PolitikëPamfleti

Armë nga Turqia dhe sulme terroriste: Skenari kundër protestuesve në Shqipëri?

Pas punës në FBI, Edmonds u bë e njohur për akuzat e saj mbi probleme serioze brenda strukturave të përkthimit dhe inteligjencës amerikane, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë në gazetarinë investigative dhe themeloi NeësBud.

Sibel Edmonds Sibel Edmonds, ish-përkthyese me kontratë e FBI-së dhe gazetare investigative, ngre pretendimin se armë dhe operativë po tranferohen nga Turqia drejt Shqipërisë për të krijuar një incident të dhunshëm që më pas do t’u faturohej protestuesve. Ajo e lidh këtë skenar me atë që e quan “Operacioni Gladio” dhe me interesat strategjike që, sipas saj, lidhen me SHBA-në, Izraelin, Jared Kushnerin dhe projektet në Adriatik. Një deklaratë e fortë dhe jashtëzakonisht shqetësuese për Shqipërinë vjen nga Sibel Edmonds, ish-përkthyese me kontratë e FBI-së dhe një prej denoncuesve më të njohur amerikanë për çështjet e sigurisë kombëtare.

Pas punës në FBI, Edmonds u bë e njohur për akuzat e saj mbi probleme serioze brenda strukturave të përkthimit dhe inteligjencës amerikane, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë në gazetarinë investigative dhe themeloi NeësBud.

Në një video të fundit të publikuar në kanalin e saj YouTube, Edmonds e vendos Shqipërinë në qendër të një skenari që, sipas saj, shkon shumë përtej konfliktit politik të brendshëm. Ajo thotë se gjatë orëve të fundit ka marrë informacione për armë të paligjshme që po transportohen nga Turqia drejt Shqipërisë, ndërsa pretendon se bashkë me to po lëvizin edhe operativë.

Pretendimi më i bujshëm i saj është se këto armë nuk po dërgohen thjesht për qëllime kriminale, por mund të përdoren për të krijuar artificialisht një akt terrorist ose një incident të dhunshëm gjatë protestave. Sipas Edmonds, qëllimi do të ishte që përgjegjësia t’u atribuohej protestuesve shqiptarë dhe më pas të krijohej justifikimi për një goditje të ashpër ndaj tyre.

Ajo e quan këtë një skenar të tipit “Operacioni Gladio”, duke e lidhur me mënyrën se si, sipas saj, operacione të fshehta janë përdorur historikisht për të krijuar ngjarje që më pas i atribuohen një armiku të caktuar. Në këtë rast, thotë Edmonds, “armiku” do të ishin protestuesit shqiptarë.

Sipas saj, pikërisht fakti që protestat kanë vazhduar për më shumë se 75 ditë dhe kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare i ka kthyer ato në një problem për aktorë të fuqishëm. Edmonds përmend drejtpërdrejt NATO-n, administratën Trump, Izraelin dhe Jared Kushnerin, duke pretenduar se projektet e tyre strategjike dhe ekonomike në Shqipëri janë një prej arsyeve të këtij shqetësimi.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratave të saj lidhet me Sazanin. Edmonds pretendon se një pjesë e ishullit do të shndërrohet në një bazë izraelite me kapacitete inteligjence dhe radarësh, duke e lidhur këtë me projektet e Jared Kushnerit dhe me një plan më të gjerë për zgjerimin e pranisë strategjike izraelite në Mesdhe dhe Adriatik.

Ajo përfshin në këtë panoramë edhe aeroportin e Vlorës, portet shqiptare, trafikun ndërkombëtar të kokainës, Greqinë, Qipron dhe Malin e Zi. Sipas saj, këto nuk janë zhvillime të shkëputura, por pjesë të një harte më të gjerë gjeopolitike në të cilën Shqipëria ka fituar një rëndësi shumë më të madhe.

Por Turqia është pika kryesore e argumentit të saj. Edmonds e përshkruan Ankaranë si ndërmjetësin përmes të cilit mund të lëvizin armët dhe operativët dhe e lidh këtë me marrëdhënien e ngushtë mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ajo shkon edhe më tej, duke bërë një sërë deklaratash shumë të forta për gjendjen e presidentit Erdoğan, për rolin e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan dhe për gjendjen ekonomike të Turqisë. Sipas Edmonds, Ankaraja ndodhet në një pozitë aq të vështirë sa është e gatshme të pranojë kërkesa të ndryshme në këmbim të interesave financiare dhe politike. Në fund, Edmonds u drejtohet shqiptarëve dhe veçanërisht personave brenda strukturave shtetërore që, sipas saj, mund të kenë informacion mbi lëvizjen e armëve.

Mesazhi i saj është i drejtpërdrejtë: nëse po përgatitet një provokim, protestuesit duhet të jenë jashtëzakonisht vigjilentë, sepse një incident i vetëm mund të ndryshojë të gjithë situatën politike në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Sibel Edmonds në faqen e saj në youtube:

Gjatë orëve të fundit kam marrë disa informacione shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për armë të teknologjisë së fundit dhe të paligjshme që po dërgohen dhe transportohen nga Turqia. Dhe ajo që më është thënë është se në Shqipëri do zbatohet Operacioni Gladio.

Reagimi im i parë ishte shumë i thjeshtë: Në rregull, atëherë bëhet fjalë për mafian shqiptare. Turqia ka qenë prej vitesh një nyje për gjithçka që mund të imagjinoni: drogë, trafik organesh, trafikim seksual të fëmijëve, trafik armësh, ISIS dhe terrorizëm.

Turqia ka qenë qendër e shumë prej këtyre aktivitetevedhe sipas meje kjo nuk është një akuzë e re, por diçka që është dokumentuar prej vitesh. Fillimisht mendova se ndoshta një pjesë e këtyre armëve po përfnte në Shqipëri në duart e njerëzve që i kërkonin për arsye kriminale.

Por pastaj mendova: Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe ka strukturat e veta të sigurisë. Atëherë përse do të çoheshin armë të paligjshme nga Turqia? Dhe ja çfarë shpjegimi kam marrë: protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 80-të dhe kanë filluar të bëhen një problem serioz.

Dhe jo vetëm për qeverinë shqiptare, por për njerëz dhe struktura shumë më të fuqishme. Ato po bëhen problem për NATO-n, veçanërisht për Trumpin, për Jared Kushnerin dhe për Izraelin. Unë kam raportuar për këtë që në nëntor dhe dhjetor të vitit 2025. Mund t’i kërkoni ato materiale dhe t’i gjeni në publikimet ku janë botuar raportet e mia investigative.

Një prej çështjeve që kam trajtuar është Sazani. Një e treta e ishullit, sipas planeve që kam raportuar, do të shndërrohej në një strukturë të një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike. Unë e kam quajtur “Satan Island”, duke e lidhur me çështjet që kam trajtuar rreth Epstein dhe trafikimit seksual të fëmijëve.

Një e treta e Sazanit, ku ndodhen bunkerët e ndërtuar që nga Lufta e Dytë Botërore, do të bëhej, dhe sipas meje, vazhdon të jetë në plane si një bazë zyrtare e ushtrisë izraelite, me kapacitete inteligjence dhe radarësh. Dhe përballë saj është ndërtuar aeroporti i ri në Shqipëri, për të cilin pretendohet se ka pasur edhe mbështetje financiare nga interesa të lidhura me këtë rrjet.

Sipas skenarit që kam raportuar, kjo krijon një infrastrukturë që mund të përdoret për lëvizje

të ndryshme, përfshirë edhe trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Mjafton të shihni hartën. Shikoni se si Izraeli ka zgjeruar praninë e tij strategjike në Mesdhe përmes marrëdhënieve me Qipron dhe Greqinë dhe se si kjo hapësirë shtrihet drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Malit të Zi.

Greqia është nën një presion të jashtëzakonshëm ekonomik dhe financiar dhe ky presion po shfrytëzohet për blerjen e tokave dhe ishujve. Por kjo është një temë tjetër. Pastaj kemi Shqipërinë. Po flasim për projektin e “Izraelit të Madh”. Shumë njerëz mendonin se gjithçka do të përfnte me Turqinë dhe një “Kurdistan të Madh”.

Jo. Izraeli po lëviz më tej në Mesdhe, nga Qiproja drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas Malit të Zi. Dhe pikërisht këtu situata fillon të bëhet shumë më interesante. NATO, Shtetet e Bashkuara, Jared Kushneri dhe Izraeli po përballen me një problem: protestat nuk po ndalen.

Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2025, shumë pak njerëz jashtë Shqipërisë po i kushtonin vëmendje kësaj. Tani e gjithë bota po e shikon. Kjo po kthehet në një fiasko. Dhe bashkë me këto dërgesa armësh po përdoret edhe Turqia për të futur në Shqipëri operativë shqiptarë dhe turq, të cilët, sipas informacionit që kam marrë, lidhen me rrjete kriminale dhe me atë që unë e konsideroj pjesë të mafias shqiptaro-turke të kokainës.

Kjo është diçka e re. Është diçka që po ndodh tani. Sipas informacionit tim, po planifikohen operacione terroriste të fabrikuara. Qëllimi është t’i bëjnë protestuesit shqiptarë të duken keq, t’u heqin besueshmërinë dhe ta kthejnë opinionin publik kundër tyre.

Dhe kjo është pikërisht mënyra se si ka funksionuar Operacioni Gladio që nga fillimi i tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, deri në rënien e Bashkimit Sovjetik, krijoheshin situata dhe ngjarje që më pas mund t’u atribuoheshin komunistëve ose simpatizantëve të tyre.

Shembulli i bombardimit të stacionit të trenit në Bolonjë është një prej rasteve që lidhen me këtë histori. Mesazhi ishte i qartë: shikoni çfarë bëjnë komunistët, shikoni çfarë bën Bashkimi Sovjetik. Kjo krijonte frikë dhe i jepte sistemit një armik. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, armiku duhej të zëvendësohej.

Dhe atëherë erdhën Al-Kaeda, 11 shtatori, ISIS-i dhe terrorizmi ndërkombëtar. Komunizmi dhe Bashkimi Sovjetik u zëvendësuan me një armik të ri. Dhe mos harroni industrinë gjigante të armëve. Kur bëhet fjalë për kompanitë që prodhojnë armë, si Lockheed Martin dhe të gjitha kompanitë e tjera të mëdha të këtij sektori, ekzistenca e një kërcënimi të vazhdueshëm është një çështje me rëndësi jetike.

Tani kthehemi te Shqipëria. Në fillim protestat u nënvlerësuan. Menduan se njerëzit do të lodheshin, do të ktheheshin në shtëpi dhe do të dorëzoheshin. Por kjo nuk ndodhi. Dhe tani,

me vëmendjen e botës mbi Shqipërinë, po marr informacione shumë serioze.

Po e bëj këtë material në orët e vona të natës, në minutën e fundit, sepse dy burime të besueshme në Bullgari më kanë thënë se operativë, terroristë dhe armë po kanalizohen drejt Shqipërisë.

Çfarë më tregon kjo? Më tregon se ka shumë gjasa që të përpiqen të krijojnë artificialisht një ngjarje ku disa protestues shqiptarë do të duken përgjegjës për humbje jete, terrorizëm dhe përdorim armësh.

Mendoni për një protestë ku në rrugë dalin qindra mijëra njerëz. Nëse vërtet kemi një turmë prej qindra mijëra protestuesish në një vend me rreth 2.5 milionë banorë, atëherë kemi një situatë ku një incident i vetëm mund të krijojë kaos të jashtëzakonshëm.

Në një turmë të tillë, askush nuk mund të përcaktojë menjëherë se kush qëlloi, nga erdhi arma apo kush e shkaktoi incidentin. Pastaj gjithçka mund të përshkallëzohet, të ketë viktima dhe përgjegjësia t'u faturohet protestuesve shqiptarë.

Këta njerëz janë bërë një shembull rezistence. Para tyre, duhet t'u jap meritat serbëve. Serbët arritën të ndalonin projektet e lidhura me Izraelin dhe Jared Kushnerin, pavarësisht se qeveria e tyre ishte e korruptuar. Shqiptarët po e bëjnë këtë prej më shumë se 75 ditësh.

Dhe tani NATO, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë: mjaft është mjaft! Por ata nuk do

ta bëjnë drejtpërdrejt. Do të përdorin partnerin e tyre, shtetin ndërmjetës, shtetin që unë e konsideroj një narko-shtet dhe shtet kriminal: Turqinë.

Bëhet fjalë për qeverinë e Erdoğan. Erdoğan ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Por sipas informacionit që kam marrë, Erdoğan nuk është më ai që merr të gjitha vendimet. Gjithçka po menaxhohet nga Hakan Fidan, Ministri i Jashtëm i Turqisë.

Hakan Fidan, deri në vitin 2016, ishte kreu i MIT-it, shërbimit kombëtar të inteligjencës turke. Mendoni për kreun e CIA-s që bëhet ministër i Jashtëm. Ky është Hakan Fidan. Dhe pastaj kemi gjendjen ekonomike të Turqisë. Turqia nuk është thjesht në prag të falimentimit. Sipas meje, ajo ka falimentuar dhe po përpiqet ta fshehë këtë nga populli.

Thesari është bosh. Paratë po mbarojnë dhe gjatë javëve të fundit Turqia ka shitur gjithçka

që mund të shesë. Toka, prona, asete strategjike, qendra të dhënash. Edhe prona në qendër të qyteteve janë shitur, përfshirë transaksione të lidhura me Palantirin e Peter Thielit përmes një vendi ndërmjetës, Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ata janë të dëshpëruar. Dhe kur një vend është në një pozitë të tillë, është i gatshëm të bëjë shumë gjëra për para. Terrorizëm, narkotikë, operacione të ndryshme, gjithçka që Trumpi dhe Izraeli mund t'i kërkojnë. Prandaj Turqia është vendi përmes të cilit mund të dërgohen armët dhe operativët.

Edi Rama është partner i rëndësishëm i Ankarasë dhe Turqia është një prej aleatëve të tij më të fortë. Në këtë pikë, ata mund t'i thonë po çdo urdhri, për sa kohë që pas tij ka para. Arsyeja pse po e përgatis këtë lajm urgjent është se kam punuar gjithë ditën.

Kam qenë duke punuar që nga ora 8 e mëngjesit në projekte të tjera dhe raporte investigative dhe kam regjistruar tashmë dy video. Po më ikën zëri, por nuk dua të humbas kohë. Nuk dua që Shqipëria të humbasë kohë. Nuk di çfarë tjetër t’u them shqiptarëve përveçse të jenë jashtëzakonisht vigjilentë.

Dhe jam e sigurt se ka njerëz brenda Shqipërisë që e dinë se çfarë po ndodh, njerëz që janë në mënyrë të fshehtë në anën e protestuesve. Dhe atyre u bëj apel. Ju e dini se këto armë nga Turqia, përmes operativëve dhe transportit turk, po vijnë në Shqipëri.

Ju e dini edhe arsyen. E dini që synimi është të krijohet një akt terrorist i fabrikuar, që protestuesit shqiptarë të duken keq dhe të krijohet justifikimi që Edi Rama të godasë protestat.

Sepse, si pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe në kuadër të pozitës së Shqipërisë në Evropë, Edi Rama i ka duart disi të lidhura për të përdorur të njëjtin nivel force që Erdoğan mund të përdorë në Turqi.

Prandaj, nëse një ngjarje e dhunshme i atribuohet protestuesve shqiptarë, kjo do t’i jepte Edi Ramës justifikimin për të goditur fort, për të arrestuar protestuesit dhe për ta paraqitur represionin si një masë të nevojshme. Turqia është vendi ndërmjetës.

Turqia është proxy-ja e Operacionit Gladio. Nëse nuk e keni parë videon time tjetër, shikojeni. Ajo doli dy ose tre orë më parë. Dhe shikoni lajmet. Mediat amerikane nuk po e mbulojnë këtë. Ka disa gazetarë investigativë shumë të besueshëm në Evropë, në publikime më të vogla, që po nxjerrin informacione për këtë çështje.

Dërgesat e fundit të armëve që po transportohen nga Turqia drejt vendeve të ndryshme të Evropës janë interceptuar. Një prej pikave të tranzitit është Bullgaria. Burimet e mia në Bullgari janë shumë të sigurta. Ato më thonë se gjatë javëve të fundit kjo ka qenë një prej disa dërgesave që janë interceptuar.

Këto armë po lëvizin. Një pjesë e dërgesave me armë të paligjshme po futet në Shqipëri. Ata kanë plane. Këto janë planet e Operacionit Gladio. Ata duan të krijojnë artificialisht një incident, ose disa incidente, përmes armëve, dhunës dhe ndoshta edhe bombave, në mënyrë që përgjegjësia t’u faturohet protestuesve.

Në këtë mënyrë mund të justifikohet goditja ndaj protestuesve shqiptarë, burgosja e tyre dhe përfundimi i protestave. Për kë? Jo për Shqipërinë. Për Jared Kushnerin. Për Izraelin. Për trafikun global të kokainës!/ Përshtati "Pamfleti"

armë nga turqia skenari kundër protestuesve në shqipëri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Progni paralajmëron padi në SPAK për Blendi Gonxhen: Ngriti mekanizëm ryshfeti me patentat, kemi emra, data dhe shifra! 21 Gusht 2026, 21:5421:54Aktualitet Dita e 83-të e protestës, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës! 21 Gusht 2026, 21:3421:34Aktualitet Letër e hapur për Edi Ramën! 21 Gusht 2026, 21:1421:14Aktualitet Edison Lika thirrje SPAK-ut: Hetoni Ramën, e ka vendin te 313-ta! 21 Gusht 2026, 20:2720:27Aktualitet Nuk zaptoi vetëm tokën në Ksamil, Bekim Bulica vodhi edhe emrin e ‘Principote’; grekët e hedhin në gjyq! 21 Gusht 2026, 20:1520:15Aktualitet “Rama, jep dorëheqjen”/ Protesta hyn në ditën e 83-të, paralajmërohet përshkallëzim në shtator 21 Gusht 2026, 19:4919:49Aktualitet