Edi Rama A do ta përdorë Edi Rama mbledhjen e kësaj asambleje për të ndryshuar drejtimin e të paktën 6 ministrive? Numërimi mbrapsht ka nisur. Kanë nisur ethet për ministrat e Edi Ramës, pasi shtatori pritet të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar. Përpara vendimeve të mundshme, kryeministri ka thirrur në Pogradec një seri takimesh politike dhe qeveritare, ku secili ministër do të kalojë në atë që konsiderohet si “provimi i performancës”.
Siç është raportuar para disa ditësh, lëvizjet nisin këtë fundjavë dhe kulmojnë të hënën me mbledhjen informale të qeverisë, ndërsa në javën e parë të shtatorit pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Pikërisht kjo mbledhje mund të përcaktojë edhe fatin e disa prej ministrave të Ramës.
Në raportimin e Top Channel ngrihet skenari për ndryshime në drejtimin e të paktën gjashtë ministrive. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për numrin apo emrat e ministrave që mund të largohen, por kalendari i takimeve e vendos kabinetin përpara një analize të plotë vetëm pak ditë para Asamblesë së PS-së.
Të hënën, në vilën qeveritare në Pogradec, ministrat do të raportojnë për punën e dikastereve të tyre gjatë periudhës janar-gusht 2026. Në këtë herë në takim nuk do të marrin pjesë zëvendësministrat. Përballë Ramës do të jenë vetëm ministrat dhe drejtuesit e agjencive në varësi të tyre.
Përpara këtij raportimi, Rama do të mbledhë të dielën, në orën 11:30, 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.
Në fokus të takimit, do të jenë dokumenti “Besa” dhe dokumenti “Prania e Besës”, i dorëzuar grupit parlamentar socialist në fund të korrikut. Diskutimet do të përfshijnë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Mbrëmjen e së dielës, Rama do të zhvillojë një darkë me drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve dhe ministrat. Një ditë më pas nis raportimi i kabinetit.
Ministrat nuk do të raportojnë vetëm për rezultatet e dikastereve. Ashtu si në mbledhjet e mëparshme të këtij formati, pjesë e vlerësimit do të jetë edhe prania e tyre në media dhe në rrjetet sociale.
Pas Pogradecit vjen Asambleja Kombëtare e PS-së.
Burimet socialiste thonë se mbledhja pritet në javën e parë të shtatorit. Në të kaluarën, Rama i ka përdorur mbledhjet e Asamblesë edhe për të shpallur ndryshime në kabinet, çka ka shtuar pikëpyetjet për ministrat që mund të preken këtë herë.
Pra, ethet kanë nisur përpara se Rama të bëjë publik ndonjë vendim. Të dielën mblidhet struktura politike, të hënën ministrat japin llogari për tetë muajt e vitit dhe në fillim të shtatorit vjen Asambleja.
Mbetet për t'u parë nëse skenari për ndryshime në të paktën gjashtë ministri do të konkretizohet. edi rama ndryshime ne qeveri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Poliçani kundër shkrirjes me Beratin, kryebashkiaku në mbledhje urgjente me këshillin: Turp nëse miratohet 21 Gusht 2026, 14:4414:44Politike Rama publikon videon dhe hedh poshtë pretendimet e Arjan Konomit: Shau si i përdalë Lindën dhe bullizoi djalin 21 Gusht 2026, 13:4413:44Politike Incidenti me himnin shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk zbret në nivelin e parodive nacionaliste 21 Gusht 2026, 12:2812:28Politike Sinjali që i erdhi Edi Ramës nga një kancelari europiane 21 Gusht 2026, 12:1012:10Politike Incidenti në Pustec, reagon MEPJ: Respekti për simbolet kombëtare nuk është çështje politike 21 Gusht 2026, 10:2010:20Politike Incidenti me kryeministrin e RMV, ish deputeti: Skandal që himni kombëtar të mos respektohet në në Pustec 21 Gusht 2026, 09:3709:37Politike

