Edi Rama / Kryeministri duket se po i shtyn ndryshimet në qeveri dhe po teston grupin parlamentar, ndërsa dyshimet për rebelim brenda PS-së e kthejnë çdo lëvizje në rrezik për shumicën… Edi Rama ka gjasa që as të hënën, nga Pogradeci, të mos i shpallë ndryshimet në qeverinë e tij, për të cilat zërat thonë se do të përbëjnë një transformim tërësor të kabinetit.
I bllokuar në lëvizjen që kishte ruajtur për fundin e verës, Ramës po i bëhet gjithnjë e më e qartë se ajo mund të hapë rrugën për kundërlëvizjen që do ta zërë mat, ose portat e ferrit të rrethimit të tij përfundimtar.
Ndërkohë, në korridoret e mazhorancës po qarkullon lajmi për një sinjal që Rama ka marrë nga një kancelari shumë e rëndësishme europiane. Gjatë një takimi me një ish-diplomat të rëndësishëm, ky i fundit thuhet se e ka pyetur për mundësinë e ndryshimit dhe kalimit të postit te një figurë më e re. Kryeministri i është përgjigjur se në zgjedhje ka siguruar numrin më të madh të deputetëve.
Përgjigjja e diplomatit ka ardhur në formën e një pyetjeje: “Jeni i sigurt se keni shumicën e popullit dhe të deputetëve?”
Kjo pyetje, sipas zërave që qarkullojnë në mazhorancë, e ka shtangur Edi Ramën dhe e ka futur në ankth për situatën brenda grupit parlamentar.
Siç mësohet, ai i ka kërkuar Taulant Ballës që t’i testojë deputetët një nga një, pa u dhënë të kuptojnë se ka dijeni për mundësinë e largimit të disa prej tyre.
Kërkesës së Ramës për të treguar solidaritet me të gjatë polemikave që shoqëruan fillimin e protestave kundër qeverisë, shumica e deputetëve nuk iu përgjigj. Me përjashtim të ndonjë ministri apo deputeti të veçantë, pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të PS-së nuk ka bërë asnjë postim në mbrojtje të mazhorancës gjatë 80 ditëve të “Revolucionit të Flamingove”.
Në mbledhjen e fundit të grupit, ankthi i Ramës është shtuar edhe më shumë. Kur ai hodhi si paralajmërim mundësinë e çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, askush nuk u frikësua.
Në disa struktura të PS-së në bazë është kërkuar madje që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen menjëherë, së bashku me ato vendore, me argumentin se kështu mund të mobilizohen më shumë votues.
Edi Rama i trembet shkuarjes në zgjedhje, pasi, sipas sondazheve periodike që porosit, jo vetëm që nuk e ka të sigurt përsëritjen e rezultatit prej 83 mandatesh, por rrezikon të mos sigurojë as shumicën.
Nëpërmjet njerëzve të tij, Rama ka hartuar disa variante me emrat e deputetëve që mund të largohen. Deri tani, megjithatë, nuk ka arritur të zbulojë se cilët janë realisht ata që i konsideron “tradhtarë”.
Madje, mësohet se tri javë më parë është përplasur fort me Blendi Klosin, pasi ky i fundit nuk i ka dhënë informacion të hollësishëm për rebelët brenda grupit.
Një votim i “rastësishëm” në Kuvend, rreth një muaj më parë, mblodhi vetëm 74 vota për mazhorancën, çka alarmoi seriozisht kreun e saj.
Mbledhja e grupit parlamentar që u zhvillua më pas nuk arriti ta qetësonte. Për këtë arsye, Rama është përpjekur të zhvillojë takime të veçuara me deputetët që ka shënuar në listën e të dyshuarve. Kjo listë është zgjeruar ndjeshëm, sidomos pas moszbatimit masiv të urdhrit të tij për të qenë aktivë gjatë protestave.
Pas këtij rebelimi të heshtur, Rama ka urdhëruar që në media të shfaqen disa prej kandidatëve për deputetë që ndodhen në listën e pritjes së PS-së nga zgjedhjet e vitit 2025.
Një sinjal për të treguar se është gati për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që, në të vërtetë, është vetë Edi Rama ai që u frikësohet atyre më shumë se kurrë./Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal. Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. sinjali që i erdhe edi ramës kancelaria evropiane 2 Komente I I perjashtuari nga partia ngaqe nuk di te vjedhe v 21 Gusht 2026, 12:35 Shumica e PS nuk e do me Edi Ramen. A e dini si eshte bere ai qe quhet "energjizim" i PS gjate zgjedhjeve te fundit ne Organizatat e PS? Krejtesisht kunder Statutit. Jane quajtur anetare te organizates se PS persona qe jo vetem nuk jane anetare te PS, por nuk jane fare banore te Tiranes, te cilet jane grumbulluar ne klube e jane detyruar te ngrene doren formalisht. Keshtu te deleguar kane mbetur po ato qe jane ne ndjekje penale e te denuar nga shkalla e pare e gjykates.Por pergjigja e Klosit eshte: presim denimin perfundimtar, sikur te mos t ekete me te tjere PS?!! Gjithashtu mbeten akoma kryetare te OS, dhe kryepleq te lagjeve, persona qe jane denuar me vendim te formes se prere, por qe jane specialiste te dallavereve dhe vjedhjes se votave..... Përgjigjjuni J Jeta 21 Gusht 2026, 12:57 Koha te lidhet ky zagar i Surrelit. Po qelb ekosistemit shqiptar. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Incidenti në Pustec, reagon MEPJ: Respekti për simbolet kombëtare nuk është çështje politike 21 Gusht 2026, 10:2010:20Politike Incidenti me kryeministrin e RMV, ish deputeti: Skandal që himni kombëtar të mos respektohet në në Pustec 21 Gusht 2026, 09:3709:37Politike PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht, zbardhet porosia për demokratët! 20 Gusht 2026, 16:5716:57Politike Vendi 80 ditë në protestë, Rama prezanton ekspozitën me skulptura në Berlin: Politikanët janë edhe engjëj 20 Gusht 2026, 13:5313:53Politike Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, reagon PD: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën 20 Gusht 2026, 13:3513:35Politike Amnesty International sulmon marrëveshjen Rama-Meloni: Italia po “eksporton” azilin jashtë Evropës 20 Gusht 2026, 12:1212:12Politike

