Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Transportohen me urgjencë në spital, dy prej tyre me djegie të rënda në trup (EMRAT+VIDEO)


Si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, 4 persona kanë mbetur të dëmtuar me djegie të shkallëve të ndryshme në trup.

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi. Ngjarja ka ndodhur në Porto Palermo të Vlorës, ku dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. LEXO edhe...Pësuan djegie të shumta gjatë zjarrit në Hotel Brooklyn në Vlorë, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, nën monitorim një 30-vjeçar Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Dy prej të dëmtuarve kanë djegie në mbi 50% të trupit. Tre prej tyre janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ndërsa një tjetër drejt Spitalit të Himarës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. R.Xh/ReportTv.al plagosje shperthim skaf porto palermo Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.6% Shoqëria 24.5% Social media 16.9% Vota total: 2484 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?