Lajme Zone
Revolta e 79-të kundër qeverisë, qytetarët rrethojnë Kryeministrinë: Rama ik!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Revolta e 79-të kundër qeverisë, qytetarët rrethojnë Kryeministrinë: Rama ik!

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar kështu serinë e protestave të zhvilluara në Tiranë.

Protesta e 79-të Qytetarët nisën protestën e 79-të kundër qeverisë, duke marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme. Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 79-të kundër qeverisë para Kryeministrisë.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar kështu serinë e protestave të zhvilluara në Tiranë.

Gjatë marshimit dhe pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë disa nga thirrjet e qytetarëve të mbledhur në protestë.

Sipas protestuesve, largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë mbetet kërkesa kryesore e tubimit dhe ata e cilësojnë atë të panegociueshme.

Protesta e kësaj të hëne shënon tubimin e 79-të të organizuar kundër qeverisë. Edhe gjatë tri ditëve të mëparshme, më 14, 15 dhe 16 gusht, protestat vijuan në kryeqytet, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Qytetarët ndodhen tashmë para Kryeministrisë, ku protesta po vijon me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “4iG një përbindësh”, Péter Magyar ‘shpartallon’ kompaninë mëmë të ‘One Albania’: Do t’i marrim çdo qindarkë! 17 Gusht 2026, 19:1719:17Aktualitet Katër ditë nën flakë, zjarri shkrumbon masivin me pisha në Pukë; kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri 17 Gusht 2026, 18:2418:24Aktualitet “Zbrit ose do digjem me benzinë”/ Krimi në Fier i paralajmëruar disa herë, dëshmia e Rozalinda Plakës: Refiti më vuri 3 kushte! 17 Gusht 2026, 17:4317:43Aktualitet Nën hetim për ndërtimet pa leje, lirohet nga qelia ish-shefi i Komisariatit të Sarandës! 17 Gusht 2026, 17:0217:02Aktualitet Pas dorëheqjes së Arben Carës, Ervis Gjoshi zgjidhet në krye të Zjarrfikësve! 17 Gusht 2026, 16:3716:37Aktualitet U nis nga Aeroporti i Tiranës, shqiptari ndërron jetë pas uljes në Bolonjë 17 Gusht 2026, 13:3913:39Aktualitet