Pas publikimit të fakteve nga 'Pamfleti', Gonxhe mohon dhe e quan 'shpifje'; por dokumentet vërtetojnë se ai dhe Endri Haxhiu kanë firmosur relacione fiktive për ndërtime në zona arkeologjike e monumente, PASI punimet kishin nisur. Nga shkatërrimi i 'Kafjes së Madhe' dhe 'Gjuhadolit' në Shkodër, te resorti 'Amantes' i Arben Muçobegës në Gjirin e Llamanit (1.5 vjet pas nisjes) dhe 'Banjat Termale të Bënjës' në Përmet... Prej disa ditësh, "Pamfleti" po publikon dokumente për skandalet e Ministrit të Turizmit, Kulturës e Sporteve, Blendi Gonxhe, të cilat janë krime ndaj zonave arkeologjike, zonave të mbrojtura natyrore dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Blendi Gonxhe, bashkë me "zarin", sekserin dhe bashkëhajdutin e tij Endri Haxhiu, kanë hartuar dhe firmosur relacione false e fiktive, pasi ndërtimet kanë betonizuar, shkatërruar e zhdukur vlera të trashëgimisë kombëtare dhe zona të mbrojtura natyrore.
Sipas ligjit, Gonxhe dhe drejtori Haxhiu kanë detyrim të verifikojnë hartat e projekteve, para se të fillojnë ndërtimet në zonat arkeologjike dhe monumentet e trashëgimisë, duke i kërkuar Kryetarit të KKT-së të anulojë lejet e ndërtimit kur këto zona preken; madje t'i drejtohen edhe SPAK-ut.
Por Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit që cakton zonat e ndërtimeve dhe jep lejet është kryeministri Edi Rama; të cilit Blendi Gonxhe i qëndron "Gati-tu", si ushtar i bindur dhe sekser i tij në pazare, qysh nga koha e hajdutllëqeve të përbashkëta në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe Drejtorinë e Transporteve.
Dhe tani që drejton Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, "monstra" i korrupsionit, Blendi Gonxhe, harton dhe firmos relacione false e fiktive, pasi kanë filluar, ose kanë përfunduar ndërtimet në zonat arkeologjike dhe të monumenteve të trashëgimisë, duke mashtruar me raporte zyrtare sikur nuk preken vlerat e tyre.
Denoncimet e faktuara që ka publikuar "Pamfleti", të shoqëruara me thirrjen drejtuar shefit të SPAK-ut, Klodian Braho, për të hetuar krimet ndaj zonave arkeologjike e monumenteve të trashëgimisë, kanë alarmuar Blendi Gonxhen, i cili ka reaguar duke mohuar të vërtetën shkresore.
Përsëri duke mashtruar, Blendi Gonxhe ka mbrojtur veten dhe sekserin e bashkëhajdutin Endri Haxhiu, madje publikimin e fakteve e ka quajtur "shpifje dhe cenim dinjiteti të tij e të vartësit". Por i kujtojmë Gonxhes masakrën që ka lejuar me relacion fals për shkatërrimin e objekteve Monument të Trashëgimisë si "Kafja e Madhe" dhe "Gjuhadoli" në Shkodër, pasi këtyre vlerave u është vënë kazma për të ndërtuar hotele, restorante, parkingje, kazino e PUB-e.
Po i kujtojmë Gonxhes Vendim-Relacionin Nr. 38, datë 13 shkurt 2026, plotësisht fals e fiktiv, të hartuar në favor të kompanisë "Bega 07" me pronar trafikantin Arben Muçobega, duke i miratuar lejen e ndërtimit të resortit "Amantes" në Gjirin e Llamanit, Zonë të Mbrojtur në Porto Palermo, 1 vit e gjysmë pas nisjes së punimeve.
Janë shumë dokumente të miratimit të lejeve të ndërtimit me relacione false në zonat arkeologjike, në territore të monumenteve të trashëgimisë e zonave të mbrojtura, që kanë hartuar Blendi Gonxhe dhe Endri Haxhiu; siç kanë bërë batërdi me tenderët, autoshkollat, kontrollin teknik të mjeteve dhe projektin Retro-Auto, gjatë 5 viteve bashkë në Drejtorinë e Transporteve.
Ndërsa 8 muaj më parë, Blendi Gonxhe e ka marrë zarin, sekserin dhe bashkëhajdutin Endri Haxhiu në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, ku i ka dhënë dy detyra paralele: Drejtues i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Kryetar i Këshillit Teknik në Ministri.
Nëpërmjet tij, Gonxhe sajon dhe miraton relacionet false e fiktive në favor të bosëve të ndërtimit dhe bën pazaret me ta pasi kanë filluar punimet, ose kanë përfunduar objektet në zonat arkeologjike dhe brenda monumenteve të trashëgimisë.
Në vijim, do të publikojmë prova nga punët e zeza që Blendi Gonxhe ka bërë dhe me vartësit e tij Përparim Xhafa, Vangjush Mile e Dëfrim Ajazi; si dhe për relacionin fals me të cilin ka lejuar dhe fshehur masakrën ndaj zonës së mbrojtur Monument Natyre e të Trashëgimisë "Banjat Termale të Bënjës" në Përmet./Pamfletiblendi gonxhe endri haxhiu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tërmet në juglindje të Shqipërisë, sa ishte magnituda 17 Gusht 2026, 10:1110:11Aktualitet Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914 17 Gusht 2026, 07:3107:31Aktualitet Zjarr i madh gjatë natës në Vlorë, era favorizon përhapjen e flakëve 17 Gusht 2026, 07:2807:28Aktualitet Vranësira dhe reshje, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme 17 Gusht 2026, 07:1507:15Aktualitet 300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, aplikimet nisin më 17 gusht 16 Gusht 2026, 22:0822:08Aktualitet Asnjë sinjal për dorëzim, protesta “pushton” rrugët e Tiranës! 16 Gusht 2026, 21:4521:45Aktualitet

