Akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe fondacionit Soros u artikuluan gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama. Një qytetar deklaroi se “55 miliardë dollarë” i janë kaluar “shoqatës së Soros”, duke e cilësuar këtë si një “shkatërrim me përmasa të mëdha”. Në fjalën e tij, qytetari akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, ndërsa iu drejtua SPAK-ut me thirrjen për të hetuar. Qytetari ngriti akuza edhe lidhur me projektin e rrugës Tiranë-Rinas-Durrës, duke pretenduar se projekti duhej të përfnte në vitin 2024 dhe se ishin dhënë edhe 50 milionë euro shtesë. “55 mld dollarë i janë kaluar shoqatës së Soros. Ky është një shkatërrim me përmasa të mëdha. Komiteti Evropian lajmëron sot, se ka një vjedhje në rrugë Tiranë-Rinas -Durrës. Duhet të përfnte në vitin 2024. Ky personi këtu ka dhënë edhe 50 mln euro ekstra…Akademia e muzeut kombëtar është e mbyllur, nuk ka galeri, ky banditi këtu që i bëj thirrje edhe SPAK, sepse ku zotëria ka hapur galeri që marrin pjesë njerëz që kanë lidhje me këtë zotëri këtu. Ky ka një qeveri hajdute. Është i mbytur në krim dhe vjedhje. Ky nuk largohet me dëshira sepse mafia nuk e lë kollaj. Në Albanian Files ky zotëria që e quan veten noc rroku, një krye hajdut ka bërë një korrupsion me miliarda”, tha një tjetër qytetar në protestën kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
