Lajme Zone
Vlora Hyseni në ‘arrest shtëpie’/ Dashi: SPAK të hetojë gjithë zinxhirin komandues të SHISH! Basha: Opozita të mos sulmojë institucionet, por të merret me fenomenin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlora Hyseni në ‘arrest shtëpie’/ Dashi: SPAK të hetojë gjithë zinxhirin komandues të SHISH! Basha: Opozita të mos sulmojë institucionet, por të merret me fenomenin

Avokati Fran Dashi tha se imazhi i Shërbimit Informativ Shtetëror, pas hetimeve të SPAK ndaj Vlora Hysenit, ka rënë në zero. Ndërsa eksperti Basha, teksa foli për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, tha se ligji nuk parashikon që në mbledhje të thirret edhe kryetari i opozitës.

Avokati Fran Dashi dhe eksperti i Sigurisë, Faik Basha, kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, mbi hetimin e SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t. Gjatë fjalës së tij, Dashi tha se shteti shqiptar është futur në një udhëkryq dhe se imazhi i Shërbimit Informativ Shtetëror është sot në pikën më të ulët të tij. Ai kërkoi nga SPAK që hetimi të mos shtrihet vetëm te Vlora Hyseni, por te gjithë zinxhiri komandues i Shërbimit Informativ Shtetëror, në mënyrë që gjithë të vërtetat të dalin në dritë. LEXO EDHE:Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon dorëheqjen e Ramës, Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Mazhoranca nuk është lëkundur “Tani po dalin në shesh të larat dhe të palarat e Vlora Hysenit. Sot lexuam që zëvendësi i Hysenit, paska ndërruar targat e një mjeti dhe paska vendosur targat e SPAK për të lëvizur ajo hiena që e ka futur në këtë vend, Ergys Agasi. Po ashtu theksohej se vetura që lëvizte zotëria, të gjithë mendonin që ishte makinë e SPAK. Një portal i jepte edhe emrin e shefit të operacionales, Koçikut. Për mua SPAK duhet ta zgjerojë hetimin, jo vetëm te Vlora Hyseni, por te gjithë zinxhiri komandues i SHISH. Duhet të bëjnë një hetim perfekt, që të dalë e vërteta në shesh. Ndërsa për shumë mesazhe që po dalin në media, mbase këto mesazhe janë lidhje private të tyre pas orarit të punës, por imazhi i SHISH ka rënë në zero dhe nuk ka fare asnjë lloj sigurie”, tha mes të tjerash Dashi. Duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e sotme, Dashi ta Presidenti Bajram Begaj duhet të kishte thirrur edhe kryedemokratin Sali Berisha. Kjo pasi sipas tij, ishte e nevojshme që në mbledhje të merrte pjesë edhe një përfaqësues i PD-së, si partia më e madhe opozitare. “Presidenti mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Për mua duhet të thirrej edhe lideri i opozitës, që është Sali Berisha. S’ka rëndësi nëse është non grata. Ai është kryetar i opozitës sot. Opozita duhet të ishte në presidencë sot, sepse është qeveri në hije për nesër. Ky është një gabim i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i Presidentit tonë, që edhe ky është një President hije. Sepse nuk ka reaguar fare për Vlora Hysenin. Vlora Hyseni e ka humbur besimin që i dha kryeministri për të drejtuar këtë post”, shtoi Dashi. Ndërkohë eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se ligji nuk parashikon që kryetari i opozitës të thirret në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Deklaratat e opozitës se ‘shteti ka rënë’, Basha i cilësoi si të padrejta dhe të pavërteta, teksa shtoi se PD dhe përtitë e tjera opozitare duhet të merren me individët dhe jo të sulmojnë institucionet. “Kryetari i opozitës nuk është sipas ligjit pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Nuk mund të thirret nga Presidenti, sepse aty janë përfaqësuesit e institucioneve kyçe për sigurinë kombëtare. Unë do isha dakord që lideri i opozitës të ishte në një mbledhje këshilli moralisht, për sa kohë nuk sulmohen institucionet, jo individët. Por në të gjithë deklaratat e opozitës thuhet ‘shteti ka rënë’. Kur thua ‘ka rënë shteti’, do të thotë që nuk e ke haberin fare se çfarë po thua. Del e bën opozitë me institucionet, jo me individin, sepse individi është tjetër gjë. Çdo lloj individi duhet të mbajë përgjegjësi, sepse është aty për të mbajtur përgjegjësi për institucionin dhe për veten. S’mundet të bësh opozitë mbi institucionin dhe mbi historinë e institucioneve shqiptare, për të fituar pikë, sepse mund të konsiderohet diçka e gjetur momentale. Opozita duhet të merret me personin, me fenomenin, por jo me institucionin. Që kur thua ‘shteti ka rënë’, ke rënë edhe ti me gjithë shtetin. Mund të thuash ka rënë qeveria, jo shteti”, tha mes të tjerash Basha. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: spak vlora hyseni hetimet per grupin e agasit fran dashi faik basha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 38.1% Disi 7.1% Vota total: 2766 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?