Analisti Frrok Çupi thotë se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte i domosdoshëm, edhe pse i sforcuar.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se pushteti gjyqësor nuk po e shpërfill parlamentin.
Çupi shtoi se SPAK po kryen tentativa për të paralizuar qeverinë. “Ishte një takim i domosdoshëm, sigurisht i sforcuar. Takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndodhin nër aste emergjence, nuk mblidhet në mënyrë periodike. Ndodhi nga njeriu që iu mbush mendja t’i bëjë keq njeriut dhe vendit. Kryeministri mban përgjegjësi për vendin, ndërsa kryetari i SPAK, nuk e ka këtë përgjegjësi. Ka vetëm një palë, sovrani që zgjedh parlamentin dhe parlamenti zgjedh qeverinë. Pushtetet e tjera burojnë nga parlamenti. Pushteti gjyqësor, sado i gjithëpushtetshëm të jetë, nuk mund të krahasohet me parlamentin, të cilin nuk po e përfill. Ka një kundërvënie të SPAK dhe GJKKO kundër sovranit, parlamentit që mbart sovranitetin. Ky është problemi emergjent. Kemi tentativa të SPAK për të paralizuar qeverinë. SPAK, po konkurron, po gjuan në kështjellën e shtetit. Këto janë synime për të marrë pushtet politik, janë në akordancë me opozitën, e cila kërkon ta marrë pushtetin me dhunë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet frrok cupi

