Lajme Zone
Gazetari: Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e Veliajt, ka “masakruar” prokurorin Dadon
PolitikëCNA

Gazetari: Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e Veliajt, ka “masakruar” prokurorin Dadon

Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket që...

Gazetari Elvi F ndau sot qasjen kritike sa i përket qëndrimit të mazhorancës përballë të ashtuquajturës drejtësi të re për rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa fliste në emisionin “Opinion” nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu, F u shpreh se mazhoranca e ka sulmuar drejtësinë e re dhe ka sulmuar në mënyrë konstante prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado.

F theksoi se një element me rëndësi që përgënjeshtron pretendimet e Veliajt ndaj Dados.

Bëhet fjalë për shtesën mbi lejen e ndërtimit në një zonë të Tiranës, e hedhur poshtë edhe zyrtarisht, përmes një dokumenti të nënshkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i komanduar në bashki, Alban Dokushi. Dokushi përgënjeshtron Veliajn dhe mashtruesit e tij/ Rrëzohen gënjeshtrat 405-ditore për Ols Dadon

26 Shtator, 10:04 Sipas Fs, ky rast flagrant i mashtrimit publik, meriton një ndjesë publike në adresë të prokurorit Dado. “Ja keni edhe rastin e Erion Veliajt. Mazhoranca ka sulmuar drejtësinë e re për rastin e Erion Veliajt. E keni maskakruar Ols Dadon. Për 508 ditë dhe e thotë Dokushi. Ja ku ta kam përgënjeshtruar. Ja vula. Pse ke sulmuar prokurorin (Ols Dado)? Kërkoji ndjesë!”,-tha F./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.