Gazetari Elvi F, ndërsa zhvillohej debati me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, nuk ngurroi t’i përmendte këtij të fundit edhe vitet në pushtet.
I ftuar në emisionin “Opinion”, F kritikoi Klosin se në 13 vite pushtet nuk mund të vijohet e njëjta narrativë duke justifikuar skandalet e shtetit, ndërsa vetë socialistët rezultojnë në komunikime me emrin e njohur të drejtësisë, Ergys Agasi.
“Keni 13 vite në pushtet me këtë narrativë. Kush ishte shef i SHISH-it në 2005-2013? Po të pyes si gazetar. Ju prapë me Sali Berishën, keni 13 vite në pushtet. Shok i Gysit”,-tha F./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

