Më në fund ka dritë në fund të tunelit. Italia ka gjetur fitoren e parë nën drejtimin e Roberto Mancini-t. ‘Axurrët’ në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve mposhtën 1-4 Turqinë në Stamboll. Për të parë golin e parë u deshën vetëm 9 minuta, me Alesandro Bastonin, i cili zhbllokoi shifrat. Në vijim Davide Frattesi dhe Kayode vulosën pjesën e parë, ndërsa me të nisur e dyta Yilmaz shkurtoi diferencat. Gjithsesi shpresat e Turqisë do të veniteshin shpejt, pasi në minutën e 50 Pio Esposito shënoi golin e katërt për Italinë. Gol që do të vuloste edhe shifrat përfundimtare të sfidës. LEXO edhe...Nesër kundër San Marinos, Maran dhe Gjimshiti të bindur: Sfidë që tregon karakterin! Fitorja detyrim për kombëtaren Në duelin tjetër të këtij grupi Franca fitoi me rezultatin 0-1 kundër Belgjikës. Golin që vulosi duelin e realizoi Olise në minutën e 88-të. Me këtë fitore Franca udhëheq grupin me 6 pikë, ndërsa Belgjika renditet e dyta me 3 pikë, po aq sa Italia, por ‘axurrët’ renditen të tretët për shkak të golavarazhit. Ne.k./ReportTv.al Italia Liga e Kombeve turqia france belgjike Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 38.3% Disi 7.2% Vota total: 2995 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

