Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Emiliano Gjika, është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Në vend të tij, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve është emëruar Ina Zeqaj. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë. LEXO edhe...Qeveria miraton marrëveshjen me UNDP për programin 'Dyfisho sipërmarrjen tënde' Njoftimi i Qeverisë: Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të kryetarit të agjencisë së trajtimit të koncesioneve Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikave 8/1 e 8/2, shkronja “ç”, të kreut III, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelit të tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave Vendosi: 1. Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. 3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. R.Xh/ReportTv.al koncesionet Ina Zeqaj Emiliano Gjika keshilli i ministrave qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

