Lajme Zone
VKM/ Fshati Vuno i Himarës deklarohet pasuri kulturore e paluajtshme ‘qendër historike’
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VKM/ Fshati Vuno i Himarës deklarohet pasuri kulturore e paluajtshme ‘qendër historike’

Në vendimin e Këshillit të Ministrave është parashikuar edhe përcaktimi i zonës mbrojtëse dhe miratimi i planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e qendrës historike të fshatit Vuno.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që fshati Vuno i Himarës të deklarohet pasuri kulturore e paluajtshme ‘qendër historike’. Në vendimin e Qeverisë parashikohet edhe përcaktimi i zonës mbrojtëse dhe miratimi i planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e qendrës historike të fshatit Vuno. LEXO edhe...Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para Vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë. Vendimi i Këshillit të Ministrave: Vendim për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “qendër historike” të fshatit Vuno, përcaktimin e zonës mbrojtëse dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” e “ç”, të pikës 3, të nenit 9, të pikës 3, të nenit 62, dhe të pikës 1, të nenit 96, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave Vendosi: 1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Qendër historike” të fshatit Vuno dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas hartave të zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 2. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës historike” të fshatit Vuno dhe të zonës mbrojtëse të saj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Vendimi nr.30, datë 20.1.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj të zonës së mbrojtur përreth”, shfuqizohet. 4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Qendrës historike” të fshatit Vuno dhe të zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar. 5. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kadastrën. 6. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. R.Xh/ReportTv.al Vlore himare Vuno pasuri kulturore fletore zyrtare Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?