Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e grantit nr. TF0D2226 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. LEXO edhe...Qeveria miraton ndryshimet në marrëveshjet me bankën gjermane KfW, vijon financimi për rehabilitimin dhe efiçencën energjitike të konvikteve studentore Marrëveshja parashikon dhënien e një granti që do të përdoret për përgatitjen e projektit, duke financuar fazën paraprake të tij. Kjo fazë përfshin hartimin dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit të zhvillimit të integruar të ekosistemit turistik. Vendimi i plotë V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF0D2226, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT “PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR TË EKOSISTEMIT TURISTIK” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes së grantit nr.TF0D2226, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. U.D/ReportTv.al banka boterore vkm ministria e kultures turizmi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

