Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për zbatimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Sipas vendimit, marrëveshja lidhet mes Këshillit të Ministrave, të përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e financuesit, dhe UNDP-së, e cila do të jetë zbatuesja e programit. LEXO edhe...VKM/ Lirohet nga detyra kryetari i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, Emiliano Gjika! Në vend të tij emërohet Ina Zeqaj Vendimi është propozuar nga ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe jep miratimin në parim për marrëveshjen e financimit. “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një program kombëtar i qeverisë shqiptare në partneritet me sistemin bankar që lehtëson aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerët Vendimi i plotë V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT, DHE PROGRAMIT PËR ZHVILLIM TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNDP) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në cilësinë e financuesit, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në cilësinë e zbatuesit të programit, për zbatimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. U.D/ReportTv.al dyfisho sipermarrjen tende keshilli i ministrave UNDP Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

