Lajme Zone
Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë të sjellë zhvillime të reja për luftën në Ukrainë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë të sjellë zhvillime të reja për luftën në Ukrainë. I pyetur për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump tha se administrata amerikane po punon intensivisht për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”.

“Diçka mund të dalë nga kjo”, shtoi presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimeve.

Vizita e Ratcliffe në Moskë ishte e paparalajmëruar dhe u zhvillua të martën. Kremlini konfirmoi më pas se drejtori i CIA-s zhvilloi bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës, por nuk u takua me Vladimir Putinin. Presidenti rus, megjithatë, u informua për rezultatet e bisedimeve.

Përmbajtja e takimeve nuk është bërë publike. Vizita vjen në një moment kur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten të vështira dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi vijojnë të jenë në krizë. Top Channel