Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha, dhe fituesi i parë i “Big Brother” në Shqipëri, Arbër Çepani, kanë ngjallur dyshime se mund të jenë në një lidhje dashurie. Dyshimet janë shtuar pas disa fotove që janë bërë virale së fundmi në rrjetet sociale, ku Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani shfaqen së bashku në ambientet e një aeroporti.
Por nuk mjafton vetëm kjo. Dyshohet se dyshja mund të ketë kaluar edhe disa ditë pushimi së bashku në Spanjë, duke i shtuar kështu zërat për një marrëdhënie mes tyre.
Arbër Çepani, i cili u shpall fituesi i parë i “Big Brother” në Shqipëri, ka qenë prej vitesh i angazhuar në media dhe televizion, duke qenë pjesë e paneleve të ndryshme të diskutimit. Ndërsa Rizarta Hoxha u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”. Ajo është gjithashtu aktive në rrjetet sociale dhe ka qenë pjesë e panelit të “Rrethi Katror” në emisionin “E Diell”.
Deri më tani, as Rizarta Hoxha dhe as Arbër Çepani nuk kanë konfirmuar publikisht lidhjen. Top Channel

