Lajme Zone
Zjarri që i mori jetën 14 të porsalindurve në Pakistan, zbulohet detaji tronditës: Dera e maternitetit ishte e kyçur, ekipet e shpëtimit u detyruan të…
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri që i mori jetën 14 të porsalindurve në Pakistan, zbulohet detaji tronditës: Dera e maternitetit ishte e kyçur, ekipet e shpëtimit u detyruan të…

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një maternitet në Islamabad të Pakistanit, ku një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e 14 foshnjave të porsalindura.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një maternitet në Islamabad të Pakistanit, ku një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e 14 foshnjave të porsalindura. Flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në një njësi të maternitetit të Pakistan Institute of Medical Sciences (PIMS), një prej spitaleve kryesore shtetërore të kryeqytetit.

Sipas dëshmive të familjarëve, shpëtimi i foshnjave u vonua, ndërsa disa prej tyre mbetën të bllokuara brenda repartit. Vetëm një nga 15 foshnjat që ndodheshin në repart arriti të shpëtonte.

Dëshmitarët pretendojnë se dyert ishin të mbyllura dhe se u detyruan t’i thyenin ato, ndërsa ekipet e shpëtimit përdorën edhe dritaret për të hyrë në ndërtesë, shkruan BBC.

Zjarri dyshohet se nisi nga një njësi kondicioneri në katin e tretë të repartit për nënat dhe fëmijët. Familjarët kanë ngritur shqetësime të forta për mungesën e masave të sigurisë nga zjarri, duke pretenduar se nuk kishte dalje të përshtatshme emergjence dhe se disa prej personelit nuk ndodheshin në repart në momentin e ngjarjes.

Një nga baballarët e viktimave tha se kishte vizituar repartin për tetë ditë dhe se ndërtesa nuk kishte “siguri nga zjarri dhe dalje të përshtatshme”.

Drejtori ekzekutiv i spitalit, Rana Imran Sikander, mohoi se dera e repartit ishte e kyçur, duke shpjeguar se ajo ruhej nga personeli për të parandaluar vjedhjen e foshnjave. Top Channel