Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve. Sipas informacioneve nga korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, flakët u përhapur me shpejtësi dhe iu afruan disa shtëpive të banuara dhe hoteleve.
Pas disa orësh, forcat e shpëtimit arritën të neutralizonin flakët, ndërsa ndihmoi edhe ndërhyrja e helikopterit nga ajri. Top Channel

