Kristjan Asllani është pranë largimit nga Interi, me mesfushorin shqiptar që pritet të transferohet te Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Al Jazira ka arritur marrëveshje me Interin për një huazim fillestar të Asllanit, me një opsion blerjeje që mund të kthehet në detyrim në varësi të numrit të paraqitjeve të lojtarit.
Interi do të përfitojë rreth 2 milionë euro për huazimin, ndërsa klauzola e blerjes është mbi 5 milionë euro.
Sipas Romano-s, marrëveshja mes Asllanit dhe klubit nga Emiratet për kontratën është arritur verbalisht. View this post on Instagram Top Channel

