Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Venecian, ku një hajdut xhepash vdiq nga një atak kardiak, vetëm disa minuta pasi kishte grabitur një çift të moshuarish. Ngjarja nisi rreth orës 12:30 të së mërkurës, në zonën e Campo dei Frari. Sipas raportimeve, hajduti, së bashku me disa persona të tjerë, arriti t’i vidhte çiftit një portofol nga çanta e shpinës, ndërsa mes sendeve të grabitura ishin edhe ilaçe jetike për njërin prej të moshuarve.
Pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Rreth orës 13:00, disa kalimtarë e panë hajdutin të rrëzohej papritur në tokë pranë Palazzo Cosulich, shkruajnë mediat italiane.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë dhe tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje. Top Channel

