Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të po punojnë shumë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se diçka mund të dalë nga vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë. I pyetur pse Ratcliffe udhëtoi për në Rusi, Trump tha: “Ai ishte atje në mënyrë shumë gjysmë të zakonshme… Nuk më pëlqen t’i zhgënjej njerëzit”. Ai shtoi: “Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë.” Duke e quajtur Ratcliffe një “djalë fantastik”, Trump përsëriti se administrata e tij po “punonte shumë për t’i dhënë fund asaj lufte”. “Diçka mund të dalë nga kjo,” tha Trump, gjatë vizitës në Moskë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

