Përmbytje të forta të menjëhershme kanë përfshirë një fshat në Nepal, duke vrarë të paktën 31 persona.
Të paktën 384 udhëtarë, përfshirë 291 shtetas të huaj, raportohen të zhdukur, si edhe të paktën 60 punëtorë në një projekt hidroelektrik.
Autoritetet thanë se nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë, ura dhe termocentrale në zonat pranë Tibetit.
Sipas ministrit të jashtëm të Nepalit, fenomeni ndodhi nga një tërmet që shkaktoi një rrëshqitje të madhe dheu, e cila bllokoi lumin Boteh Kosi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

