Lajme Zone
Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-perfektin Sadi Vorpsi
PolitikëReport TV

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-perfektin Sadi Vorpsi

TIRANË- Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka emëruar dy nënkryetarë të rinj. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Veliaj ka rikthyer sërish në Bashkinë e Tiranës, Sara Goxhajn, ndërsa nënkryetar është emëruar edhe ish-deputeti socialist dhe ish-prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Për Goxhajn ky është një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Rreth një vit më parë, pas shkarkimit të Anuel

TIRANË- Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka emëruar dy nënkryetarë të rinj. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Veliaj ka rikthyer sërish në Bashkinë e Tiranës, Sara Goxhajn, ndërsa nënkryetar është emëruar edhe ish-deputeti socialist dhe ish-prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Për Goxhajn ky është një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Rreth një vit më parë, pas shkarkimit të Anuela Ristanit si kryetare e komanduar, Erion Veliaj ia delegoi asokohe komptenecat Sara Goxhaj, por ia tërhoqi sërish pasi riktheu Ristanin. LEXO edhe...Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi rikthehen në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i angazhon sërish në ekip Sara Goxhaj është pjesë prej vitesh e ekipit socialist në Bashkinë e Tiranës dhe ka mbajtur detyra në administratën vendore. Me vendimin e ri të Veliajt, ajo rikthehet në pozicionin e nënkryetares. Krahas saj, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës është emëruar edhe Sadi Vorpsi, një emër me përvojë si në administratën shtetërore, ashtu edhe në politikë. Vorpsi ka qenë fillimisht prefekt i Qarkut të Tiranës nga viti 2013 deri në vitin 2017. Përvoja e tij si prefekt ka qenë një bazë e rëndësishme për karrierën e mëtejshme politike, duke i dhënë mundësinë të njohë nga afër problematikat dhe nevojat e komunitetit që përfaqëson. Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Vorpsi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në Kuvend. Si pjesë e Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi ka kontribuar në proceset legjislative dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në Kuvend. Përpara zgjedhjeve të vitit 2021, ai njoftoi se nuk do të rikandidonte, duke deklaruar se dëshironte t'u linte hapësirë prurjeve të reja dhe të përqendrohej më shumë te angazhimet familjare dhe personale. Pas disa vitesh larg funksioneve të larta politike, Vorpsi rikthehet tashmë në administratën vendore, këtë herë si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Krahas tij dhe Goxhajt, Bashkia e Tiranës ka edhe 2 nënkryetarë të tjerë, Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën. SI.E./ReportTv.al erion veliaj sadri vorpsi bashkia e tiranes Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2465 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?