Foto ilustruese/ “Mamuthët” e milionave publike kanë nisur presionin pikërisht aty ku KLSH po hap dosjet më të rënda. Nga energjia e nafta te rrugët dhe koncesionet e shëndetësisë, audituesit po prekin interesa që kanë shumë për të humbur; sa më thellë hyjnë te kontratat dhe faturat, aq më fort shtohet sulmi ndaj kryetarit Arben Shehu Presioni ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit është shtuar pikërisht kur audituesit kanë hyrë në disa prej dosjeve ku qarkullojnë milionat më të mëdha të buxhetit. Arben Shehu ka folur hapur për presione konkrete ndaj stafit të KLSH-së, ndërsa institucioni po kontrollon KESH-in, vendburimet e naftës, rrugën Thumanë-Kashar, hidrocentralet, kromin, fotovoltaikët dhe një seri kontratash të mëdha në shëndetësi.
KLSH nuk ka pranga dhe as prokurorë, por ka dokumentet, kontratat, faturat dhe firmat e zyrtarëve. Kur audituesit gjejnë shkelje që kalojnë kufirin administrativ, materiali shkon në Prokurori dhe në SPAK, ndërsa vitet e fundit nga zyrat e këtij institucioni kanë dalë disa dosje që më pas janë kthyer në hetime penale.
Shifrat flasin vetë. Vetëm gjatë vitit 2023, KLSH i dërgoi SPAK-ut 67 materiale auditimi, të cilat sipas raportit zyrtar kanë shërbyer për nisjen ose vijimin e veprimeve hetimore në procedime penale. Në vitin 2025 audituesit konstatuan dëm ekonomik dhe efekt financiar negativ në buxhet me vlerë mbi 285 milionë euro. Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe Autoriteti Antikorrupsion për të luftuar abuzimet në institucione
11 Dhjetor, 22:13 Një nga dosjet më të forta ka dalë nga Ministria e Brendshme. Në korrik 2021, KLSH kallëzoi në SPAK pesë funksionarë pas auditimit të tenderëve për studimin dhe projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit, ku audituesit kishin gjetur shkelje të procedurave, cenim të barazisë në garë dhe rritje të paargumentuar të kostove. SPAK dhe KLSH bëhen bashkë kundër korrupsionit, Arben Sheu takon Dumanin: Intensifikojmë luftën ndaj abuzimeve
18 Janar, 14:57 Shëndetësia ka zënë një pjesë të madhe të punës së KLSH-së dhe këtu janë prekur kontrata që prej vitesh kanë konsumuar qindra milionë euro nga buxheti. Në janar 2022, institucioni çoi në SPAK tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturave në varësi, bashkë me dy punonjës të ATRAKO-s, për shkeljet e konstatuara te koncesioni i laboratorëve dhe tenderi i monitorëve të pacientëve gjatë pandemisë. Aferat në sistemin e shëndetësisë, paralajmëron kreu i KLSH: Ka abuzime edhe me tenderët, gati padia e re në SPAK!
29 Qershor, 22:17 Audituesit janë kthyer përsëri te shëndetësia. Gjatë këtij viti KLSH ka konfirmuar se po kontrollon kontratën e Check-Up-it dhe shërbimet e integruara të sallave kirurgjikale, ndërsa Arben Shehu ka përmendur si auditime të përfunduara edhe setet kirurgjikale dhe Shërbimin e Kontrollit Mjekësor Bazë.
Në këto dosje gjenden edhe arsyet pse presioni mbi KLSH-në nuk është një histori që mund të kalohet me dy rreshta. Pas koncesioneve, tenderëve të mëdhenj, naftës, energjisë dhe rrugëve janë interesa që kanë marrë miliona euro nga shteti dhe që e dinë shumë mirë se një auditim i mbyllur me dokumente mund të jetë hapi i parë i një dosjeje penale.
Muajin e fundit rreth Arben Shehut janë vënë në lëvizje individë, media dhe llogari në rrjetet sociale, të përdorura për ta goditur dhe për të ushtruar presion mbi drejtuesin e KLSH-së. “Mamutët” e aferave me paratë e shtetit kanë shumë për të humbur kur audituesit u hapin kontratat dhe u nxjerrin nga sirtarët faturat që për vite kanë kaluar pa zhurmë.
Arben Shehu vetë ka konfirmuar publikisht se presioni ekziston dhe se bëhet fjalë për raste konkrete. Ai ka deklaruar se këto situata do t'u referohen institucioneve përkatëse dhe se presioni nuk ka ndikuar në vazhdimin e auditimeve.
KLSH sot është futur pikërisht aty ku dhemb më shumë, te paratë. Ka çuar materiale në SPAK, ka kallëzuar zyrtarë të ministrive dhe ka hapur kontrata të mëdha në shëndetësi, energji e infrastrukturë, ndërsa auditime të tjera vazhdojnë ende.
Kjo është edhe arsyeja pse sulmi ndaj Arben Shehut duhet lexuar bashkë me dosjet që ka mbi tavolinë institucioni që ai drejton. Sa më shumë KLSH hyn te milionat, aq më shumë njerëz kanë interes që audituesit të heshtin; deri tani, dokumentet tregojnë se ata kanë vazhduar t'i hapin. /Pamfletiarben shehu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasja për Territorialen, Braçe i përgjigjet kërcënimit të Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS! 5 Tetor 2026, 19:5719:57Politike “Kujt i thua të qelbur?”/ Përplasje e fortë te Ligjet pas deklaratës së Olsi Komicit 5 Tetor 2026, 18:5518:55Politike "Më të fortë së bashku", Eric Wendt takon Nufin: Forca e aleancës sonë dëshmohet me veprime konkrete 5 Tetor 2026, 17:2817:28Politike “Narkoshteti i Ramës” mbërrin në Kongresin amerikan, PD dorëzon dosjen me emra, fakte dhe dokumente 5 Tetor 2026, 17:3017:30Politike “Opozitës i ka ikur treni”, Nard Ndoka: Berisha s’ka besueshmëri 5 Tetor 2026, 17:1717:17Politike Komisioni i Ligjeve miraton hartën e re territoriale, shkrihen 15 bashki; ja qytetet që shtohen 5 Tetor 2026, 16:4316:43Politike

