Lajme Zone
Reformë e njëanshme?/ Mazniku rendit arsyet, ja pse “nxitoi” mazhoranca
PolitikëCNA

Reformë e njëanshme?/ Mazniku rendit arsyet, ja pse “nxitoi” mazhoranca

Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Admin...

Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, u ndal sot te miratimi në parim i projektligjit për këtë reformë. Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin për Reformën Territoriale 5 Tetor, 15:42 I ftuar në emisionin “Now”, Mazniku u shpreh se mazhoranca ndodhej përballë një dileme, atë të bërjes së një reforme që do të shërbejë për zgjedhjet e vitit 2027 ose 2031.

Sipas socialistit, efektet nga reforma kërkojnë një fazë katërvjeçare dhe vonesa në miratimin e hartës së re do të penalizonte bashkitë e vendit në përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian. “Ky është një diskutim i bërë prej shumë kohësh dhe ne besoj se e kemi bërë të qartë që kur e kemi nisur se është një ndër reformat më të rëndësishme të këtij mandati 4-vjeçar. Objektivi ishte të gjenin një mënyrë për ta bërë reformën bashkë me opozitën dhe që të ishte e dakordësuar me të gjitha palët. Krijuam një proces për t’i dhënë opozitës të gjitha garancitë. Pyetja ishte nëse do bëhej reforma për vitin 2027 apo 2031, por u vendos e para prej prioritetit ndaj BE-së. Nëse do e shtynim, 4 vite pas reformës do të fillonte të ndihej efekti. Bashkitë nuk do të përthithnin nga fondet e BE-së dhe pjesa më e madhe e bashkive nuk i kryejnë shumicën e funksioneve”,-tha Mazniku./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.