Lajme Zone
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Vendimi u mor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila e miratoi kandidaturën e tij me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mesin e muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfn në 17 tetor. Ilir Panda Ilir Panda është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Ilir Panda ishte kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Vendimi u mor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila e miratoi kandidaturën e tij me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Panda do të marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë më 19 tetor 2026.

Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mesin e muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfn në 17 tetor. Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.

Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.ilir panda ilir panda zgjidhet kryetari i ri i gjykatës së lartë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit i zenë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajdut! 5 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet 4.7 mln euro mashtrime me Call Centerat, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për grupin e Bruno Çobos 5 Tetor 2026, 12:4412:44Aktualitet Dyshime për paracaktimin e fituesit, SPAK zgjat hetimet për Aeroportin e Vlorës 5 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Sokol Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia s'matet me vendimin, por nga mënyra si dëgjohet qytetari 5 Tetor 2026, 11:4311:43Aktualitet Rrebeshe në të gjithë vendin dhe shtrëngata, meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti në ditët në vijim 5 Tetor 2026, 11:2211:22Aktualitet Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media 5 Tetor 2026, 08:3408:34Aktualitet