Lajme Zone
‘Raiffeisen Bank’, një histori skandalesh: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Raiffeisen Bank’, një histori skandalesh: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers

Raiffeisen Bank Pas skandalit me llogaritë e klientëve, Raiffeisen Bank theu heshtjen dhe reagoi duke e cilësuar situatën një problematikë tekniko-operative. Por ky është vetëm episodi i fundit për bankën, emri i së cilës është përfshirë muajt e fundit në një seri çështjesh, nga denoncimet e klientëve dhe dosja “Bankers”, te ndërtimi pa leje dhe akuzat ndërkombëtare mbi aktivitetin e grupit në Rus

Raiffeisen Bank Pas skandalit me llogaritë e klientëve, Raiffeisen Bank theu heshtjen dhe reagoi duke e cilësuar situatën një problematikë tekniko-operative. Por ky është vetëm episodi i fundit për bankën, emri i së cilës është përfshirë muajt e fundit në një seri çështjesh, nga denoncimet e klientëve dhe dosja “Bankers”, te ndërtimi pa leje dhe akuzat ndërkombëtare mbi aktivitetin e grupit në Rusi... Raiffeisen Bank është kujtuar të reagojë pas skandalit të një dite më parë ku klientët raportuan probleme me paratë në llogaritë e tyre. Banka e ka justifikuar situatën me një “problematikë tekniko-operative”, duke deklaruar se disa transaksione me karta ishin pasqyruar dy herë dhe se tashmë gjithçka është korrigjuar.

Pak rreshta për një episod që gjatë së shtunës krijoi shqetësim te një numër klientësh, të cilët publikuan në rrjetet sociale pamje nga llogaritë dhe kërkuan shpjegime për diferencat në gjendjen e parave të tyre. Banka mohon se ka pasur akses të paautorizuar, komprometim të të dhënave apo incident kibernetik dhe u ka kërkuar ndjesë klientëve.

Madje, në fund të reagimit, Raiffeisen paralajmëron se do të ndjekë ligjërisht publikimin apo shpërndarjen e informacioneve të pavërteta në emër të saj. Skandal në 'Raiffeisen Bank'/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive 4 Tetor, 15:15 Por për Raiffeisen ky është vetëm episodi më i fundit. Prej disa kohësh emri i bankës është shfaqur në një varg çështjesh dhe denoncimesh, disa që lidhen drejtpërdrejt me klientët në Shqipëri dhe të tjera shumë më të mëdha, që shkojnë nga dosja “Bankers Petroleum” deri te aktiviteti i grupit bankar në Rusi.

Vetëm pak muaj përpara episodit të fundit, një klient në Elbasan denoncoi një histori po me paratë e tij. Ai pretendoi se gjatë depozitimit të parave në një ATM të Raiffeisen, bankomati i kishte mbajtur 250 mijë lekë të reja, pa ia pasqyruar shumën në llogari.

Ngjarja, sipas denoncimit, kishte ndodhur më 23 mars. Klienti deklaronte se kishte depozituar fillimisht 250 mijë lekë dhe më pas kishte tentuar të shtonte edhe 250 mijë të tjera. Bankomati kishte refuzuar veprimin dhe i kishte kthyer vetëm njërën shumë, ndërsa 250 mijë lekët e tjera, sipas tij, nuk ishin kthyer dhe as pasqyruar në llogari.

Klienti pretendonte se kishte kontaktuar menjëherë shërbimin e bankës dhe se aty i ishte konfirmuar se veprimi shihej në sistem, por nuk ishte pasqyruar. Më pas kishte depozituar edhe një ankesë me shkrim. Rasti u bë publik pikërisht për shkak të pretendimit të tij se paratë vijonin të mungonin.

Dhe problemet që kanë prekur klientët nuk mbarojnë këtu.

Në korrik 2025, emri i Raiffeisen u përdor në një skemë mashtrimi përmes mesazheve SMS. Qytetarëve u mbërrinin mesazhe që paraqiteshin sikur dërgoheshin nga banka dhe u kërkonin të hapnin një link për të verifikuar apo përditësuar të dhënat. Në realitet, linqet i çonin në faqe të rreme, ku synohej marrja e të dhënave bankare. “Raiffeisen Bank” heshtje totale, policia reagon për skemën mashtruese me SMS; si hakerët po zhvatin llogaritë e qytetarëve

24 Korrik, 16:37 Çështja mori përmasa të tilla sa reagoi Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, e cila paralajmëroi qytetarët për skemën dhe u kërkoi të mos vendosnin të dhënat e kartave, kredencialet apo informacionet personale në linqe të ardhura përmes SMS-ve.

Në atë episod, Raiffeisen nuk ishte autorja e mesazheve mashtruese; emri dhe identiteti i saj përdoreshin nga autorët e skemës. Por kritikat publike ndaj bankës u përqendruan te komunikimi me klientët në një moment kur mashtruesit po shfrytëzonin pikërisht emrin e saj për të tentuar të hynin në llogaritë e qytetarëve.

Nga problemet me klientët, emri i Raiffeisen kaloi edhe në një dosje shumë më të madhe: atë të “Bankers Petroleum”.

Në materialet e publikuara nga dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë e naftës doli në skenë një llogari e “Bankers” pranë Raiffeisen Bank në Austri. Sipas pjesëve të dosjes të bëra publike, kjo llogari përdorej për pagesa dhe transferta, ndërkohë që hetuesit ngrinin çështjen e raportimit të saj pranë institucioneve shqiptare. Dosja / ‘Bankers’ fitoi mbi 6 mld euro nga shitja e naftës, si e ndihmoi “Raiffeisen Bank” të pastronte paratë; dalin përgjimet

19 Korrik, 16:18 Përgjimet dhe dokumentet e publikuara nga hetimi përshkruanin komunikime lidhur me pagesa jashtë vendit dhe përdorimin e llogarisë në Raiffeisen Bank në Austri. Aktualisht SPAK ka vënë në lupë lëvizjet financiare të “Bankers”, ndërsa në materialet hetimore evidentohej detyrimi i kompanisë për deklarimin e llogarive bankare të mbajtura jashtë Shqipërisë.

Hetimi ndaj “Bankers Petroleum” ka në qendër dyshimet për një skemë të gjerë financiare dhe tatimore, ndërsa publikimi i pjesëve të dosjes solli në vëmendje edhe rolin e kanaleve bankare të përdorura nga kompania për transfertat e saj.

Por lista vijon.

Raiffeisen u përball edhe me institucionet shqiptare për një çështje krejt tjetër: ndërtimin pa leje në Tiranë.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit konstatoi pranë selisë së bankës në Rrugën e Kavajës një sipërfaqe rreth 70 metra katrorë të realizuar pa leje. Bëhej fjalë për një shtesë me konstruksion alumini, ku ishte vendosur edhe një gjenerator.

Për këtë ndërhyrje IMT vendosi gjobë. Raiffeisen e kundërshtoi masën dhe çështja përfi në gjykatë, por më 5 shkurt 2026 gjykata la në fuqi detyrimin për pagesën e gjobës së vendosur nga inspektorati, së bashku me interesat përkatëse.

Nëse këto episode do të mjaftonin për ta vendosur bankën nën vëmendje në Shqipëri, në shtator emri i grupit Raiffeisen mori përmasa ndërkombëtare.

Një raport i publikuar më 17 shtator nga firma amerikane Grizzly Research ngriti akuza të rënda për aktivitetin e Raiffeisenbank në Rusi dhe mënyrën se si përmes kontratave të lidhura me bankën dyshohet se janë realizuar tregti me mallra që prekeshin nga sanksionet dhe kontrollet perëndimore.

Raporti thotë se ka analizuar të dhëna doganore ruse dhe ka identifikuar 19,664 regjistrime, me vlerë të përgjithshme rreth 1.19 miliardë dollarë, të lidhura me kontrata që mbanin kodin bankar të AO Raiffeisenbank. Mallrat e identifikuara përfshinin kategori që, sipas raportit, në momentin e tregtimit ishin subjekt i sanksioneve ose kontrolleve të eksportit të vendosura nga BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe ose Zvicra. Raporti ‘fs’ Raiffeisen Bank, si ndihmoi Moskën të thyente sanksionet dhe bëri miliarda; aksionet marrin tatëpjetën

18 Shtator, 19:50 Rreth 106.75 milionë dollarë, sipas Grizzly Research, lidheshin me produkte të përfshira në listën e mallrave me prioritet të lartë për sanksionet perëndimore. Mes tyre raporti rendiste pajisje optike dhe termike, komponentë elektronikë, pajisje komunikimi, kushineta dhe makineri që mund të përdoren edhe nga industria ushtarake ruse.

Raporti shkonte edhe më tej. Ai evidentonte kontrata të regjistruara me kodin e Raiffeisenbank të lidhura me tregti me Iranin dhe Korenë e Veriut. Për Korenë e Veriut, Grizzly deklaronte se kishte identifikuar rreth 8.76 milionë dollarë tregti të regjistruar gjatë periudhës nëntor 2022–janar 2025.

Hetimi i Grizzly nuk mbështetej vetëm në të dhëna doganore. Firma deklaroi se kishte zhvilluar biseda të fshehta me më shumë se një duzinë drejtuesish të Raiffeisenbank në Rusi, duke u paraqitur në disa raste si klientë potencialë që kërkonin të realizonin operacione tregtare sensitive.

Raporti shkaktoi goditje edhe në bursë. Pas publikimit të tij, aksionet e Raiffeisen Bank International ranë deri në rreth 9% në Vjenë. Grizzly vlerësonte gjithashtu se aktiviteti rus përbënte rreth 39% të rezultatit operativ të grupit në vitin 2025 dhe se rreth 12.6 miliardë euro cash ishin të lidhura me biznesin rus.

Dhe pikërisht në këtë sfond vjen episodi i fundit në Shqipëri.

Më 4 tetor, klientët u përballën me diferenca në llogaritë e tyre, ndërsa një ditë më pas Raiffeisen doli me reagimin zyrtar. Banka thotë se shkaku ishte një problem teknik që bëri që disa transaksione të pasqyroheshin dy herë, se problemi është korrigjuar dhe se fondet tashmë paraqiten saktë.

Raiffeisen mohon kategorikisht që ngjarja të ketë lidhje me një sulm kibernetik apo akses të paautorizuar në sistemet e saj.

Por reagimi teknik nuk e fshin panoramën më të gjerë që është krijuar rreth emrit të bankës. Brenda një periudhe relativisht të shkurtër, Raiffeisen është gjendur përballë denoncimeve të klientëve për para të munguara, një skeme mashtrimi që shfrytëzonte emrin e saj, një çështjeje gjyqësore për ndërtim pa leje, përmendjes në dosjen e transfertave të “Bankers Petroleum” dhe, në nivel ndërkombëtar, akuzave të Grizzly Research për aktivitetin e degës së saj ruse. /Pamfletiraiffeisen bank Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori skandalesh pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania' 3 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë Shkodra nën kazmën e Blendi Gonxhes: Endri Haxhiu spastron specialistët që penguan shkatërrimin, “Kafja e madhe” shkon në SPAK 1 Tetor 2026, 12:4712:47Dosja e zezë