Rrethohet Kuvendi Seanca plenare po zhvillohet pas rikthimit të deputetëve nga “java e gjelbër”, ndërsa jashtë godinës qytetarë janë mbledhur pranë kordonit të policisë. Reforma Territoriale dhe çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pritet të jenë në qendër të debateve politike Ndërsa deputetët janë rikthyer këtë të hënë në sallën e Kuvendit pas “javës së gjelbër”, jashtë Parlamentit qytetarë janë mbledhur për të protestuar, nën masa të shtuara sigurie.
Protestuesit janë pozicionuar pranë kordonit të vendosur nga policia, e cila ka shtuar praninë rreth godinës së Kuvendit për mbarëvajtjen e tubimit dhe zhvillimin e seancës plenare.
Qytetarët kishin paralajmëruar më herët protestën, duke deklaruar se synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin se nuk ndihen të përfaqësuar prej tyre.
Brenda sallës, seanca e kësaj të hëne është parashikuar t’u kushtohet edhe shqetësimeve që deputetët kanë evidentuar gjatë takimeve me qytetarët në zonat e tyre. Megjithatë, përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës pritet të përqendrohen edhe te Reforma Territoriale.
Harta e re territoriale pritet të votohet të enjten pa konsensusin e opozitës, ndërsa kundërshti janë shfaqur edhe brenda mazhorancës. Deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë dalë kundër propozimit.
Debate priten edhe për çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në këtë mënyrë, zhvillimet politike të së hënës janë përqendruar njëkohësisht brenda dhe jashtë Kuvendit: në sallë me debatet mes deputetëve dhe jashtë saj me protestën e qytetarëve nën praninë e forcave të policisë.proteste kuvend Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë 5 Tetor 2026, 13:4613:46Aktualitet Protestuesit i zenë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajdut! 5 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet 4.7 mln euro mashtrime me Call Centerat, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për grupin e Bruno Çobos 5 Tetor 2026, 12:4412:44Aktualitet Dyshime për paracaktimin e fituesit, SPAK zgjat hetimet për Aeroportin e Vlorës 5 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Sokol Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia s'matet me vendimin, por nga mënyra si dëgjohet qytetari 5 Tetor 2026, 11:4311:43Aktualitet Rrebeshe në të gjithë vendin dhe shtrëngata, meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti në ditët në vijim 5 Tetor 2026, 11:2211:22Aktualitet

