1 ORE ME PARE Protesta e qytetarëve gjatë vizitës së Von der Leyen, policia shoqëron disa persona Qytetarët janë mbledhur pasditen e sotme për të protestuar pranë Kryeministrisë, ndërkohë që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritej në një takim nga kryeministri Edi Rama.
Për të siguruar mbarëvajtjen e takimit, policia kishte vendosur një kordon sigurie me gardh metalik dhe policë, duke krijuar një perimetër sigurie përreth godinës së kryeministrisë. Kjo ka shkaktuar tension në radhët e protestuesve, të cilët kanë tentuar të kalojnë kordonin e sigurisë.
Mes protestuesve dhe policisë pati disa herë momente tensioni dhe shtyrje, kjo gjë bëri që policia të reagojë duke nisur shoqërimet.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar, ose arsyet se përse ata janë shoqëruar nga policia. Ndërkohë që protesta e qytetarëve vijon, e shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se pas takimit, rreth orës 17:30–18:00, Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet. 1 ORE ME PARE Vijojnë tensionet para Kryeministrisë, protestuesit përplasen fizikisht me policinë Pamje nga tensionet Vijojnë tensionet nga protesta e sotme para Kryeministrisë, ku qytetarët janë përplasur me forcat e Policisë, ndërsa në disa momente janë regjistruar edhe përplasje fizike mes tyre.
Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit nga zonat pranë Kryeministrisë, duke krijuar kordone sigurie dhe duke mos lejuar afrimin e tyre pranë godinës. Protestuesit janë vendosur në disa pika të ndryshme, mes tyre edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Situata është tensionuar në disa momente, kur efektivët kanë tentuar të largojnë protestuesit nga bulevardi, ndërsa tubuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë. Një person është shoqëruar nga efektivët. Ndërkohë, qytetarët vijojnë me thirrjet e tyre kundër efektivëve, duke brohoritur “Polici e krimit”, “Turp”, “Arrestoni Ramën” dhe Shqipëria në BE, pa Edi Ramën”.
Protesta zhvillohet paralelisht me takimin mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit Edi Rama në Kryeministri. Për shkak të vizitës janë marrë masa të shtuara sigurie, ndërsa protestuesit po mbahen larg perimetrit të godinës.
Pas takimit, në orën 17:30, Rama dhe von der Leyen pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. 2 ORE ME PARE Ursula von der Leyen mbërrin në Kryeministri, pritet me nderime nga Rama Ursula von der Leyen-Rama Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur me nderime nga kryeministri Edi Rama.
Pas ceremonisë së pritjes, von der Leyen dhe Rama janë futur në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku do të zhvillojnë takimin mes tyre. Në qendër të bisedimeve pritet të jetë procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE.
Sipas agjendës zyrtare, mbërritja e presidentes së Komisionit Europian në Kryeministri ishte parashikuar në orën 16:30. Pas takimit, nga ora 17:30 deri në 18:00, kryeministri Edi Rama dhe Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, jashtë godinës së Kryeministrisë janë mbledhur qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët po zhvillojnë një protestë. Në zonë janë vendosur masa të shtuara sigurie, ndërsa Policia ka krijuar një kordon te ura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të penguar afrimin e protestuesve drejt Kryeministrisë. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë regjistruar edhe tensione dhe përplasje verbale. “Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp”, kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve.
Tirana është ndalesa e parë e turit të von der Leyen në katër shtete të Ballkanit. Ecuria e procesit të integrimit pritet të jetë në qendër të bisedimeve, ndërsa gjatë vizitës presidentja e Komisionit Europian do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj.
Von der Leyen vjen në Tiranë edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që synon t’i ndihmojë këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. BE-ja po shqyrton gjithashtu një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. 2 ORE ME PARE Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të kalojnë kordonin e sigurisë Aktivistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në kryeqytet për të protestuar në të njëjtën kohë kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në kryeqytet për takimin me kryeministrin Edi Rama.
Forcat e Policisë nuk kanë lejuar protestuesit të afrohen pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa mes efektivëve dhe qytetarëve ka pasur momente tensioni. Në disa momente protestuesit janë munduar të çajnë kordonin e sigurisë, por kanë hasur në rezistencën e forcave të policisë.
Një nga aktivistet e pranishme në protestë, kritikoi kufizimin e protestuesve nga Policia, ndërsa deklaroi se mesazhi i tyre për presidenten e Komisionit Europian është që Bashkimi Europian të mos mbështesë, sipas saj, drejtues autokratë.
“Rama nuk na përfaqëson. Kemi 122 ditë në protestë që themi se Rama dhe qeveria nuk na përfaqësojnë. Në BE vetëm nëse largojmë autokratët. Jemi këtu për t’i thënë Von der Leyen se nuk duhet të mbështesë autokratët”, deklaroi aktivistja. 2 ORE ME PARE Von der Leyen në Tiranë/ Gardhe metalike, autobote uji dhe tensione në bulevard Pamje nga protesta Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë, në vijim të tubimeve që zhvillohen prej më shumë se 120 ditësh... Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur me protestë këtë të mërkurë në Tiranë, ku ka mbërritur në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në të njëjtën kohë jashtë godinës ishin mbledhur qytetarë që protestojnë kundër qeverisë.
Situata është shoqëruar edhe me momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ishin vendosur në numër të shtuar në zonën përreth Kryeministrisë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë dislokuar efektivë të shumtë policie, ndërsa pranë Kryeministrisë janë vendosur gardhe metalike dhe autobote uji.
Protesta ishte paralajmëruar një ditë më parë, pikërisht për kohën kur Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillonte takimin me kryeministrin Rama. Qytetarët vijojnë prej më shumë se 120 ditësh protestat kundër qeverisë, ndërsa për këtë të mërkurë ishte bërë thirrje që tubimi të zhvillohej gjatë vizitës së Von der Leyen.
Në thirrjen e shpërndarë për protestën, qytetarëve u kërkohej të mblidheshin në orën 16:00 dhe më pas të marshonin drejt Kryeministrisë, në kohën kur Von der Leyen do të takohej me Ramën.
Për shkak të protestës së paralajmëruar dhe vizitës së nivelit të lartë, zona përreth Kryeministrisë është vendosur nën masa të forta sigurie. Policia ka krijuar perimetër sigurie, ndërsa gardhet metalike kanë kufizuar lëvizjen dhe afrimin e protestuesve drejt godinës.
Ndërkohë, brenda Kryeministrisë, Rama dhe Von der Leyen zhvillojnë takimin e parashikuar në agjendën zyrtare. Në qendër të bisedimeve është procesi i integrimit europian të Shqipërisë, reformat dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. tensione kryeministri ursula von der leyen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES "Të Pashoq": Pas Vlorës e Gysit, e ka radhën Rama! SPAK i detyruar nga partnerët! 23 Shtator 2026, 21:3221:32LIVE UPDATES “Të Pashoq”/ 'Tërmeti' në Hagë, çfarë ndodh tani me ish-krerët e UÇK-së? 16 Shtator 2026, 20:3020:30LIVE UPDATES Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë 16 Shtator 2026, 10:1010:10LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 106 ditë rezistencë, protestuesit thirrje SPAK-ut dhe emigrantëve: Reagoni sa nuk është vonë 13 Shtator 2026, 20:5120:51LIVE UPDATES Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë 12 Shtator 2026, 22:5622:56LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën 12 Shtator 2026, 20:2220:22LIVE UPDATES

