Ka nisur faza e parë e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura në Durrës, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Investimi, i realizuar nga Bashkimi Europian, Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Qeveria shqiptare synon përmirësimin e shërbimeve sanitare për qytetarët dhe afrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së në kuadër të procesit të anëtarësimit. LEXO edhe...Kavajë/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Bago, shmanget rreziku ndaj dy banesave! Sfidë terreni i vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri Projekti financohet përmes një granti prej 85 milionë eurosh nga BE-ja, të ofruar përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe një kredie sovrane prej 33.4 milionë eurosh nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD). Projekti do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Investimi pritet të kontribuojë në modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe në përmirësimin e kushteve sanitare për banorët e Durrësit. Ky projekt nisi sot, më 9 shtator në Tiranë, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë, BE-së dhe partnerëve evropianë për zhvillimin e infrastrukturës. R.Xh/ReportTv.al Durres Ujerat e zeza BE Agjencia Franceze e Zhvillimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 3046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
