Lajme Zone
Tensionet në protestë/ Dervishi: Qeveria e ka mbushur kupën, policia të jetë arbitër
PolitikëCNA

Tensionet në protestë/ Dervishi: Qeveria e ka mbushur kupën, policia të jetë arbitër

Gazetari Lutfi Dervishi ka ndarë një qëndrim lidhur me pro...

Gazetari Lutfi Dervishi ka ndarë një qëndrim lidhur me protestat e zhvilluara kohët e fundit, përgjatë së cilave nuk kanë munguar edhe tensionet dhe përplasjet me forcat policore.

Duke folur në “A2CNN”, Dervishi u shpreh se është normale që qytetarët të dalin nëpër rrugët e qytetit me kërkesa për rrëzimin e qeverisë.

Ndërkohë, Dervishi theksoi se në këto organizime, policia duhet të mos tregojë anësi, por të shërbejë si arbitër dhe të sigurojë mbarvajtjen e protestave. "Policia nuk ka pse shqetësohet pse njerëzit kanë dalë me kërkesa për rrëzimin e qeverisë, sepse kjo është krejt normale, sepse nuk është se qeveria s’e ka mbushur kupën dhe u çmendën njerëzit, se kemi një qeveri të mrekullueshme, transparente, që ka bërë të mirat e dynjasë dhe njerëzit janë dalldisur dhe u ka zënë e mira sytë. Policia nuk mund të përdorë dhunë, policia përdor forcë proprocionale në përputhje me ligjin. Policia nuk është palë, policia është arbitër. Pra policia ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen dhe integritetin e punës së Kuvendit dhe të deputetëve, dhe nga ana tjetër të sigurojë edhe protestën”,-tha Dervishi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.